DYLBERI Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Taç i Poshtëm, Kolonjë. U dënua për motive politike, si anëtar i Ballit Kombëtar dhe se «ka bërë pjesë në dorën e zezë dhe ka qenë gjithnjë i lidhur me okupatorët». Më 26 korrik 1945, me vendim nr. 8, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kolonjës vendosi «sekuestrimin e gjithë pasurisë të sipër përmendurit: Pasuri e luejtëshme: një shtëpi, 14 kokë dhen; një lopë II. Pasuri e patundëshme: ½ e një shtëpie me dy kate; plevicë, lëmë, mashra; ara me emër Luadhe 3 dynym; ara e Stanit 6 dynym; ara në Dosto 7 dynym». Gazeta zyrtare 1945, 31 gusht f. 1

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]