Dyoksid squfuri

Dyoksid squfuri
(Term – Mjedisor)

Dyoksid squfuri
(anglisht: Sulphur dioxide )

✦ (SO2) Gaz pa ngjyrë që prodhohet kryesisht me anë të oksidimit të squfurit të lëndëve të djegshme fosile gjatë djegies së tyre. Në listën e ndotësve të ajrit zë pozicionin udhëheqës/prinë/. Burimet më të mëdha të dyoksid të squfurit janë komunikacioni dhe termoelektranat, sidomos ato që shfrytëzojnë qymyrin e kualitetit të ulët. Përdoret edhe si pesticid /insekticid/ e në masë më të madhe si fungicid. Efekti parsorë i dyoksidsqufurit shprehet në iritimin e syve (konjuktivit), hundës dhe grykës. Në sistemin respirator mund të shkaktojë edem të mushkërive prandaj edhe paralizën e respiratorëve. Efektet e dëmshme të dyoksidsqufurit në bimët mund të shihen edhe me sy, në gjethet e tyre, njollat e bardha , dëmtimi i nervave të gjethit. SO2 ka ndikim të dëmshëm në proceset themelore fiziologjike (fotosinteza, frymëmarrje, regjimin e ujërave) dhe në metabolitet kyçe ( proteina, amino thartirat, sheqeri, lipidet, vitaminat dhe enzimet).

Portali — Mjedisi

[cite]