DYRMISHI Dine
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Dobrushë, Skrapar. Më 15 maj 1996, me vendim nr. 46, Gjykata e Skraparit vendosi të njohë faktin e vrasjes së D.D, për motive politike, pa gjyq, nga forcat partizane, më 1944. Ai ka qenë i rreshtuar me Ballin Kombëtar, në forcat e komanduara nga Muharrem Kapllani. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 117-118

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]