(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Cerrujë, Gramsh. Më 4 qershor 1945, me vendim nr. 90, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi për «krime të kryera gjatë luftës», me 15 vjet burg me punë të rëndë. Më 8 nëntor 1960, me vendim nr. 177, Gjykata e Elbasanit e dënoi «se ka qëndruar pa pashaportizim në qytetin e Elbasanit», me 1 vit burg. Më 22 tetor 1945, me vendim nr. 128, Komiteti Ekzekutiv i Nënpref. Gramsh «urdhënon sekuestrimin: 5 ara 48 dynym; varosh baktishë 24 dynym». AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2850. Gazeta Zyrtare, 30 korrik 1946, f. 6
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]