DYRMO Dylber
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Linas të Elbasanit, më 12 janar të vitit 1937. U dëbua për «çështje politike». Më 13 gusht 1992, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga qyteti i Beratit në fshatin Lapardha, prej vitit 1966 deri më 30 mars 1991. U burgos mes viteve 1976-1986. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 484

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]