Ebu Bekr Es-Siddik
(arabisht)
Njëri ndër sahabët më të njohur dhe më besnikë të pejgamberit a.s. Emri i plotë i tij është Abdullah ibnu Kuhafe Othman ibnu Ka’b. Ishte mashkulli i parë, i cili e pranoi islamin. Gjithnjë ishte objekt keqtrajtimeve nga kundërshtarët. Ebu Bekri ishte shoqërues i Muhamedit a.s. gjatë hixhretit. Ishte tregtar i mirë, dorëlirë dhe bujar i vërtetë. Gjatë leximit të Kur’anit qante me lot. Pas vdekjes së Muhamedit a.s. ishte figurë autoritare për ruajtjen e unitetit ndërmjet myslimanëve. Ishte halifi i parë pas Muhamedit a.s., ndërsa vdiq në vitin 13 pas hixhretit.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Ebu Bekr Es-Siddik" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/ebu-bekr-es-siddik