Ekologjia urbane
(Term – Mjedisor)
Ekologjia urbane
(anglisht: Urban ecology)
✦ Ndryshe nga ekologjia, që në thelb është shkencë natyrore, ky term ka nuanca kuptimi më praktike. Theksi vihet më tepër në prezantimin e propozimeve për projektimin e një ekosistemi urban në të cilin objektivat sociale dhe mjedisore respektohen maksimalisht, se sa analizimit të komuniteteve urbane si ekosisteme. Për pasojë, ekologjia urbane lidhet ngushtë me zhvillimin dhe projektimin urban. Qëllimet kryesore të saj janë: ???? Sigurimi i një përdorimi të përshtatshëm dhe me kursim i tokës, pa e shkatërruar ate ???? Shmangia dhe pakësimi i shkarkimeve dhe në këtë mënyrë edhe i niveleve të ndotjes, kryesisht atyre prej trafikut ???? Përdorimi efikas i burimeve ujore ???? Përmirësimi i mikroklimës urbane ???? Ruajtja e peisazhit dhe hapësirave të hapura ???? Inkurajimi i metodave ekologjikisht të shëndosha të ndërtimit. Kjo nënkupton që të gjitha palëve të interesuara në nivel lokal t’u jepet e njëjta mundësi për të bërë të njohura pikëpamjet e tyre dhe për të influencuar vendimmarrjen.