EKONOMI Petraq
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Durrës. Më 29 shtator 1961, me vendim nr. 29, Gjykata e Durrësit e dënoi “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, me 3 vjet burg. Më 23 nëntor 1962, u amnistua. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 158, 64-65

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]