EKONOMIDHI Sotir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1885 në Mursi, Sarandë. Më 18 nëntor 1947, me vendim nr. 244, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi «se ka propaganduar në favor të angloamerikanëve, ka krijuar grup spiunazhi, ka marrë lëndë propagandistike të Sillogut dhe është takuar me të arratisur», me 8 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 1610-1611

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]