EKSARKO Sofie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1889, në Sarandë. U internua dhe dëbua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e internimit nga Saranda në Cërrik, Elbasan, prej 21 maj 1951 deri më 31 dhjetor 1954, dhe njohjen e dëbimit prej nga janar 1955 deri më 7 maj 1982. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 3029-3030

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]