ELEZI Osman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Durrës. Më 24 dhjetor 1947, me vendim nr. 732, Gjykata Ushtarake e Durrësit e dënoi “se ka strehuar dhe furnizuar kriminelët e arratisur”, me 5 vjet burg me punë të detyruar. U lirua më 1950. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 160

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]