(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1932, në Shkodër. U arrestua më 1951 dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie, si anëtar i grupit të studentëve antikomunistë të Gjimnazit të Shkodrës. Më 10 korrik 1951, me vendim nr. 68, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e dënoi me dhjetë vjet burg «se ka agjituar e propaganduar kundër pushtetit popullor, duke bërë mbledhje të ndryshme që janë organizuar me shokët e tij». AISKK, F. 1, V. 2013, D. 7, Fl. 40-41
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]