ELEZI Ruzhdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1938, në Shkodër. Periudha e burgimit 9/16/1969 – 3/23/1987. Djali i Shaban Elezit, që pas një burgimi të gjatë, pëson një depresion të fortë psiqik, prej të cilit nuk do të shpëtonte më asnjëherë. Kishte prirje për të kënduar. Më 11 shkurt 1970, me vendim nr. 19, Gjykata e Shkodrës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut me anë të arratisjes, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë», me 13 vjet burg dhe konfiskim pasurie. Më 26 mars 1970, me vendim nr. 43, Gjykata e Shkodrës e dënoi për «tentativë arratisje» me 6 vjet burg. Gjithsej me 18 vjet burg dhe konfiskim pasurie. Ahmet Bushati, Në gjurmët e një ditari. (Shkodra në tri vitet e saj të parë nën komunizëm), ribotim i plotësuar, Camaj- Pipa, Shkodër, 2007, f. 75; AISKK, F. 1, V. 2013, D. 7, Fl. 42-43

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]