ELEZI Servet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tepelenë, më 20 prill të vitit 1929. U arrestua më 17 tetor 1960. Më 23 janar 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, humbjen e së drejtës elektorale për tre vjet kohë dhe heqjen e dekoratave. U lirua më 22 tetor 1966. F. 1, Viti 2013, D. 7, F. 9

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]