Emevit
(arabisht)

Dinastia e parë islame (41-132 h /661-750), e cila u themelua nga Muaviu r.a. me seli në Damask. Kjo dinasti karakterizohet për ashpërsi në rrafshin politik, për përhapjen e islamit në toka të reja. Emevitët e përhapën islamin deri në Kinë në Lindje dhe deri në Spanjë në Perëndim. Pas tyre erdhën abasidët. Në Spanjë emevitët vazhduan të sundojnë deri në vitin 1492 dhe kishin një natyrë tjetër, krahasuar me emevitët e Lindjes.

Besimi — Mysliman

[cite]