Eukaristia

Mesha e shenjtë, thyerja e bukës, mesi dhe kulmi i sakramentit të jetës fetare në krishterim. Edhe vetë darka e fundme që e hëngri Krishti me apostujt ishte një darkë rituale e ashtuquajtur paskale (e Pashkëve), ku hahej qengji paskal në çdo shtëpi të izraelitëve. Mu atë darkë e shfrytëzoi Jezu Krishti për ta themeluar eukaristinë në kuptimin e krishterë, duke shuguruar bukën e verën në trupin dhe në gjakun e vet duke thënë: “Merrni e hani të gjithë prej këtij Merrni e pini të gjithë prej tij”. (mirënjohje, falënderim) Sekreti i shenjtë është themeluar nga vetë Jezu Krishti, nëpërmjet lutjes së falënderimit dhe me bekimin e bukës dhe të verës. (Lk. 22, 19-20). Eukaristia është themeluar në darkën mistike të fundit të Jezu Krishtit me apostujt. Kisha dhe eukaristia, te katolikët quhen edhe mesha e shenjtë dhe janë dy të vërteta të pandara, sepse lidhja e Dhiatës së Re është i vulosur me gjakun e Jezu Krishtit. Sekreti i shenjtë i eukaristisë është pika më e shndritshme e liturgjisë.

Besimi — Katolik

[cite]