Eutrofikimi

Eutrofikimi
(Term – Mjedisor)

Eutrofikimi
(anglisht: Eutrophication)

✦ Procesi i mplakjes së ekosistenmeve ujore, sidomos i liqeneve, sa që prodhimtaria e sistemit nuk kufizohet prej disponimit të ushqyesve. Ai ndodh në mënyrë të natyrshme gjatë një periudhe gjeologjike, por mund të përshpejtohet prej aktiviteteve të njeriut, duke hedhur ujëra efluente. Fosfatet, me prejardhje nga sapunet, nitratet dhe sulfatet që përmbajnë ujërat e zeza krijojnë kushte të jashtëzakonshme për zhvillimin e algave, të cilat mbulojnë siparfaqen e ujit (lulëzimi i algave). Në mbeturinat e tyre jetojnë bakteriet në masë të madhe, të cilat harxhojnë oksigjenin dhe kështu në këto liqene harxhohet oksigjeni. Ujërat efluente kanë dukshmëri të dobët, ndikojnë pak në ngritjen e temperaturës, kështu që me pakësimin e oksigjenit ndikon në largimin e llojeve të popullacioneve të ndieshme ndaj mungesës së oksigjenit, siç janë llojet e peshqëve të rrallë (Salmonidae) dhe rritjen e numrit të popullacioneve rezistuese, por të kualitetit më të dobët (Cipinidae) si dhe në ndërrime drastike të strukturës të biocenozës ujore të ujërave eutrofike. –Ndryshime që lidhen me pasurimin e trupave ujorë me lëndë inorganike ushqyese për bimët, në veçanti me azot e fosfor.

Portali — Mjedisi

[cite]