(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Selenicë të Kolonjës, më 15 qershor të vitit 1937. U arrestua më 17 korrik 1956, dhe më 5 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit», dhe e dënoi me tetë vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për dy vjet kohë. U lirua më 23 nëntor të vitit 1961. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 181.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]