FAMA Zalo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur në Selenicë të Kolonjës në vitin 1900. Pas mbarimit të shkollës p ër administratë shtet ërore, u emërua nënprefekt në Shkodër dhe më vonë në Gjirokastër. Me ardhjen e Italisë fashiste u pushua nga puna. Aktivizohet në Këshillin Nacionalçlirimtar për rrethin e Kolonjës dhe në vitin 1942 arrestohet me 60 fshatarë të tjerë. Gjatë viteve 1943-44 merr pjesë aktive në organizatën e Ballit Kombëtar në Kolonjë dhe në luftën kundër pushtuesve nazi-fashistë. N ë vitin 1944-45 emërohet prefekt n ë Gostivar-Tetovë, njëkohësisht kryetar i Ballit Kombëtar atje. Në vitin 1945 kthehet në Shqiperi dhe arrestohet nga komunistet, por me anë të një peticioni të shqiptarëve të Gostivarit, lirohet nga burgu. Më 18 korrik 1945, me vendim nr. 3, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e dënoi si «armik i popullit», me pesë vjet burg. Po ashtu, me vendim nr. 264, 3.10.1946, Gjykata Ushtarake e Korçës, e dënoi me vdekje, me pushkatim, me akuzën e «krijimit të organizatave tradhtare për përmbysjen e pushtetit popullor» dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Uran Butka, Safet Butka, “Maluka”, Tiranë, 2003; AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, fl. 450.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]