FARKA Haxhi Agë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur në Goricë të Matit, fshatar shumë i pasur dhe bujar. Njeri që e vuajti dënimin në kampet e Maliqit. Në Vloçisht e kanë torturuar për arsye se agjëronte dhe mbante Ramazan, ndonëse ishte shtat-imët dhe me moshë mbi 50 vjeç. Në kampin e Vloçishtit, për të është kujdesur Beqir Ajazi. Beqir Ajazi: Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan, sh. b. 55, 2007, F. 474-475.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]