FARKA Ismail Abedin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Inxhinier, laureat i çmimit të Republikës. Lindur më 1933 në Tiranë. Periudha e burgimit 10/15/ 1975 – 5/31/1986. Përfundoi studimet e larta në Universitetin e Leningradit për Inxhinieri pyjesh në vitet 1951 – 1956. 1956: pati një karrierë të suksesshme si Kryeinxhinier në Kombinatin e Drurit “Nako Spiru” ku kreu një seri racionalizimesh. Mori çmimin e Republikës, klasi i II-të, për veprat e krijuara gjatë viteve 1959-1961. Pedagog në Universitetin e Tiranës, nga viti 1963. Karriera iu ndërpre në vitin 1975. Arrestohet në 15 tetor duke u dënuar me 12 vjet burg. Në burg e kanë shfrytëzuar pa pagesë kapacitetin e tij inxhinierik, për ngritjen e e armaturave në minierat e Spaçit dhe Qafë Barit dhe në ofiçinën e burgut. Vitet e fundit në Minierën e Piritit të Spaçit, ai u rëndua psikologjikisht dhe është mbajtur afër nga Maks Velo, Bert Vullkani, Visar Zhiti etj. U lirua në vitin 1986. Emigroi pas viteve 1990 dhe jeton në SHBA. Me vendim nr. 55 datë 13 11 1980 të Gjykatës së Rrethit Mirditë është dënuar për agjitacion e propagandë simbas nenit 55/1 e 51/a të K.P. me 10 vjet heqje lirie, në bashkim dënimesh përfundimishtë me 12 vjet kohë. Visar Zhiti: Rrugët e Ferrit, Omska 1, Tiranë 2012, F. 575; [Gazeta Drita, Tiranë 6 maj 1962] cit. në Shêjzat, 1962, mars-prill 1962, F. 211; AISKK F. 1, 2013, D. 8; F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]