FEJZULLAI Qazim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911 në Graçan, Fier. Me vendim nr. 82, më 18 korrik 1949, Gjykata e Lartë e dënoi për «pjesëmarrje në grup të organizuar kundër pushtetit», me 4 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit. Me vendim nr.35, më 16 qershor 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «për pjesmarrje në grup kriminal në bashkëpunim», me 6 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 2435-2436.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]