(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Durrës, në vitin 1903. U arrestua më 5 shkurt 1951, dhe më 28 prill të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «organizimin e grupit antipushtet për nxitjen e luftës», si dhe për «spiunazh dhe sabotim», ndaj e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e përhershme të të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë. U ekzekutua më 21 qershor 1951. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 30-31.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]