FERRI Riza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Mjek veteriner, dr. Riza Ferri, (Plavë 1904 – Tiranë 1945). Nipi i patriotit të njohur, heroit të Kosovës Jakup Ferri, vrarë nga serbët. Më 1945 u përfshi në një listë ekstradimi në Jugosllavi, për t’u gjykuar e dënuar atje. Rizai e kishte kuptuar shkakun e dërgimit të tij atje si hakmmarrje për veprimtarinë e Jakupit. Në një gjendje të rënduar shpirtërore, vendos t’i japë fund jetës me strikininë. Ua komunikoi vendimin e marrë të burgosurve ndërsa deklaronte se E. Hoxha po e dërgonte në kasaphanën e Titos, për shkak se qe nipi i patriotit Jakup Ferri. Më 17 prill 1945 vdes në hetuesi. Arrestimi për motive politike. Beqir Ajazi: Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan, sh. b. 55, 2007, f. 320-322.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]