FIDANI Ethem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Pilkat të Korçës, sot në territorin grek, më 5 prill të vitit 1916. Më 4 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «krime gjatë luftës», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave. Me dekret të K. P. nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në dhjetë vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 179.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]