FILIPI (koleci) Gjergj

FILIPI (koleci) Gjergj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Gjadër të Lezhës, në vitin 1918. Më 24 prill 1949 u deklarua fajtor për «krimin e furnizimit me ushqime të të arratisurve», dhe u dënua me dy vjet privim lirie dhe punë të detyruar. U arrestua sërish më 5 maj 1954, dhe më 24 korrik të po atij viti, u deklarua fajtor për krimin e «agjitacionit e të propagandës» dhe për «moskallëzim të krimit të tradhëtisë», ndaj u dënua me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie, konfiskimin e shtëpisë dhe heqjen e të drejtave elektorale për pesë vjet kohë. U arrestua për të tretën herë më 28 shkurt 1974, dhe më 21 qershor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Lezhës e deklaroi fajtor për krimin e «agjitacionit e të propagandës», dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 253.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]