Fjalor ushtarak

Fjalor Ushtarak

HELIKOPTERMBAJTËSE
Anije e madhe ushtarake që ka pistë për qëndrimin,
ngritjen e uljen e helikopterëve dhe hangarë për ta.

HELIOGRAF
Aparat për të dhënë sinjale me anë të dritës.

HENDEK
Vijë e thellë a kanal i ngushtë, llogore.

HENDEKLIDHJE
Llogore që lidh një hendek mbrojtës me një tjetër. Hap
hendeklidhjen. Bashkoj (lidh) me hendeklidhje. Zë hendeklidhjen.

HEQËS
Kunj i vogël metalik, që e mban të larguar
gjilpërën e shkrepjes nga kapsolla; këmbëza e pushkës
që e tërheqim me gisht. Heqësi i pushkës. Heqësi i
granatës. Heqësi i shkrepjes. Unaza e heqësit.

Fjalor Ushtarak

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Fjalor ushtarak" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fjalor-ushtarak