Fjalori i Dialektologjisë

Dialektologjia – Fjalori i Dialektologjise

Dialektologjia
Fjalori i Dialektologjise

Fjalori i dialektologjise është një fjalor me shprehje dhe tema të dialekteve dhe krahinave të dryshme të Shqipërisë. Këtu do të gjeni shumë fjalë të njohura dhe të panjura fjalë të cilat mund të konsiderohen si të vjetra dhe krahinorizma, por të cilat e pasurojnë dhe i japin larmi gjuhës sonë shqipe Kini parasysh se kuptimet e fjalëve të dhëna në këtë fjalor kanë vetëm kutiptimin dialektor të tyre në rast se kanë edhe kuptim tjetër ai nuk është përfshirë.

 

LISTA E FJALEVE SIPAS RADHES

 

ABE
ABE
1. Hije, fantazmë. Sillet si abe. Iu duk si abe.
2. Hijeshi. Flet me abe.

ABUZ
Vend gropë me shkurre e me driza të dendura, ku mezi
depërton edhe drita e diellit, kullusmë; vend i
përshtatshëm për t`u fshehur a për të zënë pusi.
U fsheh (u fut) në një abuz. Rrinin abuzeve (nëpër abuze).


Pa futur gjë në gojë, me barkun bosh, esëll. Jam aç.

ADËR
Gjepura, profka; shaka, hoka. Thotë (thyen) adra.

ADËRTAR
Ai që thotë gjepura, profkatar; hokatar, shakaxhi.

AGË
Aga

AGËRSHAK
Rrotull që vihet në majë të boshtit për ta dredhur më
lehtë, kur tjerrim fill me dorë; teshë. I vë agërshakun.

AGOSH
Vijë uji, rrëke.

AGULLAÇ
I papjekur, i pabërë (për frutat). Fik agullaç.

AGJËRONJË
Çatë, çafkë.

AJNIK
Erë e lehtë, që fryn nga deti.

AKTH
Makth

ANAMES
Midis, në mes. Rri anames. I bëj një vijë anames.

ANANGAS
Ngacmoj, trazoj. Anangas qenin. Anangas zjarrin. E
anangasi me fjalë.

ANE
Nënë.

ANGËRDUF
Njeri që fryhet e kapardiset si gjeldeti; ai që mbahet me
të madh.

ANGËRDUFEM
Fryhet, krekoset (gjeldeti, këndesi).

ANGËSHT
1. I ngushtë. Rroba të angështa.
2. Dorështrënguar; i shtrënguar në punë e në
marrëdhënie me të tjerët.
3. I kursyer në fjalë, fjalëpakë.

ANGËSHT
Ngushtë. Më rri (më vjen) angësht. E zë angësht.

ANGËSHTI
Shtrëngim nga ngushtësia.

ANGËSHTOHEM
Ngushtohem.

ANGËSHTOJ
Ngushtoj, i lë më pak vend.

APË
1. Vëllai i madh.
2. Emër që përdorin fëmijët për babanë.

APLLADHE
Enë e nderë, zakonisht prej bakri, që përdoret si tabaka
ose për të nxjerrë ushqime të thata. Hedh në aplladhe.
Nxjerr (sjell) në aplladhe.

ARAPLI
Gjethe delli, dejëz. Fletë arapliu.

ARAQE
Nyjë e një filli, që është lidhur si lak për t’u zgjidhur
lehtë, vjegë.

ARASHKË
Panxhar; rrepë. Arashka sheqeri. Arashkë e egër.

ARBËR
1. Fushë, rrafsh i hapët (në krahasim me malësinë).
2. Banorët e fushave bregdetare të vendit
tonë (në krahasim me banorët e krahinave malore).
3. Banor i një pjese të Labërisë së Vlorës.

ARBËRISHT
Sipas zakonit të një pjese të banorëve të
Labërisë së Vlorës, ashtu si jetojnë e veprojnë
arbëreshët e Labërisë.

ARÇARE
Gropë e vogël. Bie në arçare.

ARITH
Këputje, bargjan.

ARITHE
Urithe.

ARKAPI
Derë e vogël, zakonisht në murin e kopshtit prapa
shtëpisë, që shërben për t’u lidhur me fqinjët; deriçkë.
Çel arkapinë. Iku arkapi me arkapi.

ARME
Kos ose qumësht me kripë, që ruhet kacek
për dimër. Dy kacekë me arme.

ARNI
Tërësia e arave, të gjitha arat së bashku; arnajë.

ARQITË
1. Shelg i butë.
2. Thupër e hollë shelgu, që përdoret për të thurur
shporta, kanistra etj. Kosh arqite.

ARSEJ
1. Dëboj, përzë, nxjerr jashtë (një kafshë shtëpiake).
2. E nxjerr nga duart një punë, i jap fund një pune,
përfundoj, kryej.

ARTHI-GOMARTHI
Luajmë arthi-gomarthi: luajmë duke e kapërcyer
shoku-shokun radhazi mbi shpinë të përkulur.

ARUSHKË
Lloj bukëvale me miell të grunjtë, që gatuhej
në mbrëmjen e Vitit të Ri.

ARRAKAÇE
Lulekaçe.

ARRATISET
Shembet, rrëzohet me vrull.

ASKURRKAH
Në asnjërën anë, asgjëkund.

ASOBOTE
Atëherë, në atë kohë.

ASTANIK
Tra që vihet gjatë murit të shtëpisë ose mbi shtylla për
t’u mbështetur çatia mbi të, brezar.

ASHEF
E ndarë e veçantë në shtëpi ose ndërtesë e ulët në
oborr, ku gatuhet gjella, piqet buka etj.; kuzhinë. Shtëpi
me ashef brenda (jashtë). Gatuaj në ashef.

ASHIK
Çelës i veglave muzikore me tel.

ASHKË
Qepallë. Ashka e syrit.

ASHT
Kopsë e vogël prej kocke.

AVERMË
Gjalmë, zakonisht prej lëkure, që përdoret për të qepur
ose për të lidhur opingat; retër. Dredh avermën. Qep
me avermë.

AVERMOJ
Qep ose lidh opingat me avermë; lidh pisk, shtrëngoj
fort. Avermoj opingat.

AVRAPË
Nishan me qime në fytyrë ose në trup të njeriut.

AVROM
Pa i numëruar, pa i peshuar e pa i zgjedhur, toptan,
kuturu. I marr (i blej) avrom.

AVULLOJ
Djeg gjithë bimët e një toke dhe u shkul
rrënjët para se ta hap rrah.

AZHDË
1. Huall i bletëve pa mjaltë.
2. Freri i rrushit. Azhda e rrushi

 


BABARAQE

BABARAQE
1. Të ftohtë i madh; erë e ftohtë, fërfëllizë. Fryn
babaraqja.
2. Frikë e madhe, datë, lemeri. I dha babaraqen
fëmijës. Mori babaraqen.

BABAMADH
Gjyshi nga ana e babait.

BAÇ
1. Rrip i gjerë leshi që përdoret për të lidhur foshnjat në
djep ose për të mbajtur një barrë; gajtan leshi që u vihet
petkave për zbukurim. Lidh me baç.
2. Ushkur, brezëmbrek. Baçi i brekusheve.

BAKEQ
Keqbërës.

 

 

BAKË Lojë fëmijësh, në të cilën njëri vrapon të kapë ndonjë
tjetër, që t’i lërë radhën e ndjekësit; loja «ta lashë».
Luajnë bakën.

BAKTHI
1. Pupthi. Hidhem bakthi. E kapërceu bakthi.
2. Luaj bakthi: luaj me një grup fëmijësh duke kërcyer pupthi.

BALDOSË
Dosëz, bushtërz.

BALË
Baldosë.

BALLADËR
1. Ujëvarë.
2. Humnerë.

BALLAFAQOJ
Bashkoj dy sende, i vë buzë me buzë, puthit. Ballafaqoj anët e
çatisë në kulm. Ballafaqoj dërrasat e kades.

BALLANXHË
Hurdhë, pellgore.

BALLÇAK
Derë e vogël prej thuprash për të mbyllur vathën, trinë, lesë.

BALLËFSHEHUR
Me kokën të ulur nga turpi, me druajtje. Rrinte ballëfshehur.

BALLËS
1. Kurrizi i dorës, e prapta e dorës. I ra me ballës.
2. Kunji i kreut, që mban rrasën e batit për të zënë zogj.

BALLGUN
Shpardh.

BALLGUNISHTË
Pyll shpardhi.

BAM
Fëmija, pjella (në kuptimin e përgjithshëm). Ia bëri bami
i vet. U gëzon bamëve të vet.

BAMË
Qyp i madh prej balte, që përdorej zakonisht për vaj;
pille, baltëgore. Bamë vaji. Bamë me veshë.

BAR ME KOKË
Tërfil.

BARABIT
Barazoj

BARASH
Njeri që ka qejf të bredhë shumë, ai që e kalon kohën
duke baritur a duke shëtitur.

BARBALUSH
Mëmëligë.

BARDH
Zbardh. Bardh murin me gëlqere.

BARINA
Barërat e këqija.

BARKAÇE
Barkashore.

BARKARIS
Ngarkoj në barkë, e hipi në barkë; çoj me barkë.

BARKARISEM
Iki diku larg, degdisem, zhdukem nga sytë.

BARKCALIK
Barkfryrë.

BARKCULLAK
Barkjashtë.

BARKSTIHI
Barklubi

BARUN
Qen i murrmë, murrash.

BASKI
1. Gozhdë e madhe; kunj i ngulur në mur për të varur
në të diçka. Ngul baskinë. E vari pushkën në baski.
2. Lloj çekani i farkëtarit, me majë të mprehtë dhe me
mykë të shtypur.

BASKORE
Petavër.

BASTËR
1. Vrug, Bastra e grurit (e duhanit, e
qepës, e hardhisë). I ra (e vrau) bastra.
2. Erë e nxehtë që vjen nga jugu dhe që than bimët. Fryn bastra.

BATHË
Fasule. Bathë qorre.

BATHORE
Fasule kokërrmadhe.

BEDUNICË
Sherbelë. Mbledh bedunicë.

BEDHOJ
E përfill dikë, e begenis. I bedhon shokët.

BEGUN
Këlysh lepuri, lepur i vogël, lepurush. Zuri një begun.
Trembet si begun.

BEJLEG
Tufa e luleve në majë të bimës së misrit, lulja e misrit.
Lëshon (nxjerr) bejleg. Ka ardhur misri në bejleg
po lëshon lule misri.

BELA
Shtrati i pjellës te kafshët.

BELICË
Dele e bardhë, bejkë.

BENG
Gjerdan me gurë të çmuar ose me florinj. Beng me
margaritarë.

BESHTE
Profkë, gënjeshtër. Na ngopi me beshte.

BESHTEMADH
Që gënjen shumë, profkëmadh.

BESHTË
Kuskutë. Ferrave e beshtave.

BËLTACË
1. Bëltajë, Bëltacat e kungullit. U bë
buka si bëltacë.
2. Shtresa si llurbë a si pelte, që zë uthulla e ndenjur,
shtrati i uthullës.

BËRBJEK
Pjepër a shalqi që mbetet i vogël e nuk piqet.

BËRDALEC
Sifiliz.

BËRDOKULL
Gungë, xhungë. Bërdokull në kokë. Iu bë një
bërdokull. Iu ngrit bërdokull.

BËRË
Farë për të zënë kos.

BËRTHOKËL
1. Boçkë, qepë deti.
2. Bërsi.

BËRZANË
Femër që porsa është mbarsur, femër që mbarset
shpejt ose që pjell shpesh (zakonisht për kafshët).
Mace bërzanë. Dele (dhi) bërzanë.

BËRRORE
Samar për kafshët e barrës.

BËSHNJAKEM
Dobësohem tepër, ligem (për të vegjlit). Janë
bëshnjakur qengjat.

BËTAJË
1. Frikë e madhe, lemeri; diçka që të ngjall frikë ose që
sjell fatkeqësi; I zuri bëtaja. Vinte gjylja me bëtajë.
2. Sëmundja e tokës, epilepsia.

BËTIKË
Shakull, kaçup. Iu bë barku bëtikë.

BIGË
Mashë; darë prej druri. Kap (marr) me bigë.
E trodhi me bigë. Vë në bigë.

BILAN
1. Rrip që shkon nëpër kraharor të kalit dhe lidhet me
frerin. Bilani i kalit.
2. Varg a gjerdan me para prej metali, që vënë gratë në
gjoks ose në kokë për zbukurim. Kapuç me bilan.
Stolisur me bilan. Vinte bilan.

BINDE
Damixhanë. Binde rakie. Binde me verë.

BIRAMEL
Që zhbiron për të marrë vesh çdo gjë; që kërkon e
gjurmon kudo për të mësuar diçka, që s’lë gjë pa
trazuar, për të zbuluar diçka, tepër kureshtar, zhbirues.
Burrë biramel. Grua biramele.

BISKAR
Astrit.

BISTËROK
Bistër

BISHTAGJEL
Zambak.

BISHTAJË
Lëpushka që mbulon kallirin e misrit.

BISHTALUG
Mëmëligë, kaçamak.

BISHTDURD
Bishtcung

BISHTFURKABUKUR
Nusja e lalës, bukël.

BLE
1. Bashkë leshi; tufëz flokësh ose tufëz fijesh.
Ble leshi. Ble flokësh.
2. Gjethe që mbështjell lakrën.

BLEC
I zhveshur, lakuriq.

BLECOJ
Zhvesh, lë lakuriq

BLERON
Del me shumicë, gëlon. Blerojnë krimbat.

BLIROJ
Çmendem.

BLOGURË
Lëvozhga e drurëve ose lëkura e fryteve të bimëve.
Blogurë ahu. Blogurë molle. Blogurë hudhre.

BLUZHDËR
Lakra e barishte të grira e të ziera, që përdoren për
ushqim. Byrek me bluzhdra.

BLLOÇKËLOPË
Thithëlopë.

BOBËZ
Rriqër.

BOBOLESH
Kombisht.

BOCUN
Shishe me bark të madh; damixhanë e vogël. Bocun uji
(rakie, vere). Një bocun me vaj.

BOJË
Vrug që u bie bimëve kur ka lagështirë të
tepërt dhe që i mbulon gjethet me një shtresë të hollë
pluhuri të kuq. U ka rënë boja.

BOLLKA
Poture; pantallona të gjera fëmijësh. Bollka shajaku.
Një palë bollka.

BOLLOBOÇKË
1. Që vjen i fryrë e i mbushur (zakonisht për frutat e
disa pemëve dhe për disa perime); boçkë. Fik (arrë,
shegë) bolloboçkë. Piperkë bolloboçkë. Vezë bolloboçkë.
2. I mbushur në fytyrë; i shëndetshëm. Çupë bolloboçkë.

BONJAKE
Tokë e varfër dhe me lagështi.

BORAK
Borës.

BORBOLEC
Koshas, vongorec. U dobësua, u bë si borbolec.

BORO
Komo.

BRAHOM
Çerep. Bukë brahomi.

BRANË
Ortek bore.

BRAVË
Shuli i portës. I vuri bravën portës e mbylli me shul.

BRESHKË
Lëvozhga e fortë, gujava e lëndës së lisit, e valanidhit etj.

BRIMAJË
Pëlhurë merimange, cergë. Heq (fshij) brimajat.

BRINJË
Bucelë për ujë.

BRUMÇ
Që është i shëndoshë, i ngjallur, i mbushur (për njerëz).
Djalë brumç. Vajzë brumçe.

BUBË
Pushi i një rrobe të leshtë. Buba e shajakut (e velenxës).

BUBUREZË
1. Mollëkuqe.
2. Xixëllonjë, bukurezë.

BUBURISKË
Xixëllonjë.

BUÇ
1. Xhungë, bullungë. Buçi i lisit. Buçi i gishtit. Iu bë një buç.
2. Gjarpër, nepërkë.

BULGË
Gjerdek.

BULIRË
Bucelë

BULLAMAÇ
1. Qull. U bë si bullamaç.
2. Ushqim për kafshët a për shpendët, që bëhet me
miell, me krunde, me copa bukësh e me ujë ose me
miell misri të përvëluar me ujë. U hedh bullamaç zogjve.
3. I qullët. Bukë bullamaç.

BULLUR
E keqe, barrë e padëshiruar, bela, taksirat. Më zuri bulluri

BUQ
Kot, në tym. Ia futi buq.

BURBUNJOSEM
Mblidhem e rrëgjohem nga të ftohtët, nga mundimi,
nga ndonjë sëmundje etj. U burbunjos e u bë grusht.

BURG
Qilar ku ruhen ushqime e pije; haur bagëtish.
Burgu i verës (i vajit). Burgu i kuajve (i dhive, i gjësë së gjallë).

BURGJI
Turjelë e vogël, që përdoret për të hapur
vrima, për të nxjerrë tapat e shisheve etj.

BUROMË
Jargët e gojës.

BURRË
A je burrë! përshëndetje kur takohen dy burra.

BUSHQAN
Urth

BUTAC
Çanak i drunjtë.

BYK
Byku i Kumbarës, Kashta e Kumtërit.

BYR
Ia dal në krye një pune, e nxjerr mbanë, e mbaroj.

BYRDE
1. Paravithe, vithanike. I hodhi byrden kalit. E mbuloi
me byrde.
2. Perçe.

BYTHKË
Pjesa më e trashë që del nga liri ose nga kërpi kur e
krehin shtupë. Bythkë liri (kërpi). Fije bythke.

 

CABIK
CABIK
Petës.

CABOK
1. Stom. Cabokë e bregore.
2. Copë dheu a guri, plis a popël; copë druri, kërcu i
vogël. Cabok dheu. Cabok guri. Cabok druri.

CAHERË
Ndajnatëherë, ndaj të ngrysur.

 

CAKOS
E mbush diçka me zor sa nuk nxë më, e rras fort, e
ngjesh mirë. E cakosi mirë thesin (torbën).

CANGË
Pemë e papjekur dhe e fortë. Këputi (hëngri) ca
canga. Canga të mbledh gojën.

CANGËL
Kapëse e vogël, zakonisht prej teli, që përdoret për të
mbërthyer rrobat ose për të varur diçka në to;
mbërtheckë. E mbërtheu me një cangël. E vari në një cangël.

CANGËL
Varur, pezull në ajër. E mbaj këmbën cangël. E ngre
cangël. Rri cangël. Varet cangël.

CANGËLOJ
Ngre pezull, mbaj a çoj cangël.

CANGËR
I ndenjur, bajat; i hupët. Bukë cangër.

CANGËROHET
Bëhet bajat. Buka cangërohet.

CANGLA-CANGLA
1. Lecka-lecka, zhele-zhele.
2. Të ndarë e të përçarë, fije-fije; të shkëputur. U bënë cangla-cangla.

CAPOJ
Shkrif leshin me dorë.

CARADUNG
Shkurtabiq.

CAREQE
Shportë. Careqe me fiq.

CARROK
Camërdhok. Një tufë carrokë.

CARROKE
Camërdhoke.

CARRUA
Camërdhok. Carronjtë e katundit. Carronjtë e shkollës.
Një tufë carronj.

CEGËM
Ciknë, acar.

CERIMANGË
Pëlhurë merimange.

CERNIK
Karvariq. Gjuaj (kap, zë) me cernik.

CEZË
Gjep

CËRULAK
Culan.

CËRULE
Cule

CËRRFAT
Shkrep urët e zjarrit.

CIKATUR
I krisur nga mendja, i cokatur.

CIKOL
Maja e një mali ose e një peme, majole; kodër me majë.
Cikol më cikol. Në cikol të malit. Në cikol të pemës.

CIKOMË
1. Spango. Shkoj duhanin në cikomë. Qep (lidh) me cikomë.
2. Litar i hollë prej liri. Cikoma e samarit.

CIKON
Nxjerr lëng (për pemët).

CIKSHËM
I lëngshëm (për pemët).

CILIK
Përrua i vogël; rrëke.

CILIVILE
1. Xixëllonjë.
2. Vajzë e shkathët dhe e zgjuar.
3. Lloj molle kokërrvogël, e kuqe, që piqet vonë dhe rron për dimër.

CIMBIL
1. Bodec. Shpoj me cimbil. I rri me cimbil në dorë.
2. Bizë. Punoj me cimbil.

CIMBUR
Këpushë.

CINGALI
Këmbëza e një arme.

CINGËLAR
Çikërrimtar.

CINKË
Trishtil.

CINXËR
Bulkth

CIPË
Petë byreku ose ëmbëlsire. Byrek me dyzet cipa.

CIPURA
Bërsi (rrushi, ullinjsh etj.). Cipura rrushi. Cipura ulliri.

CIRË
1. Lëvorja e drurit.
2. Dru i qëruar nga degët, trung pa degë.

CIRLUA
Shturë, gargull.

CIRUA
Kalli misri që ka mbetur i vogël, kalli i rrëgjuar.

CJEPURR
Shakullinë.

COK
Me të vërtetë, sak; troç, copë. Cok ashtu. Cok ia
tregoi. Cok për këtë. Ia tha cok.

COPKANIK
Përvëlak.

CUBAN
Cub

CUBEL
Cub

CUBNOJ
Vjedh me armë në dorë, grabit si cub, kusaroj.

CUCËLL
Kapëz për foshnjat, thithë. I vë cucllën fëmijës. Thith
cucllën.

CUCËRR
Shuk, truc; grusht; duke u strukur, duke u mbledhur nga
frika. U bë cucërr.

CUCËRRAK
Galiç. Rri cucërrak. Ulem cucërrak.

CUCËRROHEM
Mblidhem shuk, bëhem truc; mblidhem grusht; strukem
nga frika, druhem shumë.

CUCËRROSH
Ai që hiqet si i druajtur, si i turpshëm.

CUCKË
Që është pjekur mirë e është squllur (zakonisht për
dardhat), i ndulkët, i ficur, fice. Dardha cucka. Gorrica
cucka.

CUK
1. Quk. Të cuk bleta. Cuk me gjemb. Cuk gështenjat.
2. fig. Ngacmoj, cingëris. Cuk nervat.

CULAN
Leckaman; shumë i varfër, i këputur.

CULL
Djalë i vogël; fëmijë. Cull i vogël. Gra e cullë. Mblodhi
cullët. U shtroi cullëve bukën.

CULLAK
Cullë.

CULLAN
Që e ka barkun të fryrë, që e ka mullën të madhe. Fëmijë cullan.

CULLË
Bark, mullë. Mbush cullën. Culla e thiut! shar.

CULLNISHT
Si fëmijët, si të vegjlit.

CULLOHEM
1. Bëhem si fëmijë.
2. Më fryhet barku.

CUMËR
Bucelë.

CUNDËR
Copë e madhe (buke etj.). Cundër buke. Ha një cundër.

CUNGULL
Cung

CUNGULLIM
Cungim

CUNGULLOJ
Cungoj

CURUFUJKË
Tigan i vogël.

CURR
Curroj

CURRUFJASEM
Matufosem.

CURRUFJASUR
I matufosur.

CYTH
Thumboj


ÇAF
1. Vesë e ngrirë, brymë. Çafi i mëngjesit.
2. Cipë akulli. Zë çaf uji. U bë uji çaf.

ÇAKMAK
Uror.

ÇAP
Përçap. Çap bukën. Çap një copë (një kokërr).

ÇAPË
1. Kafshatë. Çapë e madhe. Një çapë bukë. Ha një
çapë bukë ha pak. Çapa e madhe të zë fytin. fj.u.
2. Zhubër që ngelet në një rrobë, rrudhë. Napë me
çapa. Rrobë me çapa. Bëhet me çapa.

Fjalori i Dialektologjise

ÇARDAK 1. Dysheme prej dërrase. Dhomë me çardak. Shtroj çardak.
2. Grumbull gurësh të mbledhur pirg si shenjë
në një vend, ku ka ndodhur diçka. Ngre një çardak.

ÇART
Kllapi, përçart. Flet nëpër çart.

ÇARTOHEM
1. Prishem, çartem.
2. Luaj nga mendtë, çmendem.
3. Flas përçart.

ÇARTOJ
1. Prish; çart. Çartoj punën.
2. Çmend, e bëj t’i luajë mendja. I çartoi mendjen. Na
çartuan nga mendtë.

ÇARRAVALLE
Barëra të këqija.

ÇEK
1. Cep, skaj. Çekja e murit. Çeku i shamisë. Çeku i
orës. Çekja e syrit. Në çeke të rrugës (të orës). Çeku
i shkëmbit. Çeku i kërrabës. Çek me çek.
2. Ana me majë të mprehtë e kazmës; tehu i një vegle.
Çeku i kazmës. Çeku i shatit. Çekja e sëpatës

ÇEKTH
Çek

ÇEL
1. Ndez. Çel zjarrin. Çeli fitilin (llambën). Çeli një qiri.
2. Pres si mik, fut në shtëpi si mik. E çeli mik. E çeli në shtëpi.

ÇELËS
Nyjë e eshtrave, kyç. Çelësat e trupit. Çelësat e duarve.

ÇEM
Çatall

ÇEP
Sqep. I bie me çep. E kap me çep.

ÇEPOJË
Vrimë e madhe e hapur në mur a në vende të tjera,
borde. Çepojat e murit (e çatisë). Bihet çepojë i hapet
një vrimë e madhe.

ÇERÇEM
Carac. Dru çerçemi. Kokrra çerçemi. çuçume

ÇETË
Lagje.

ÇIFT
Njësoj; baraz. E bëj çift me diçka tjetër. E lë çift lojën (garën).

ÇIKË
1. Pikë e vogël uji që bie nga çatia; vendi në çati
ku pikon shiu; buza e çatisë jashtë murit ku rrjedh uji i
shiut; strehë; gjerbë. Çikat e shiut. Çikat e shtëpisë.
Çika e mullirit. Pikojnë çikat. Zë çikat. Hyj (futem) nën çikë.
2. Shkëndijë, xixë. Çika zjarri. Çikat e urorit. Lëshon çika.
3. Xixëllonjë. Çikat e natës. Dolën çikat.
4. Degë të vogla e copa të thata druri që përdoren për të ndezur
zjarrin, shkarpa. Mbledh çika. Na sill ca çika. E ndez zjarrin me çika.

ÇIKËLOJ
Ndez zjarrin me degë të holla a me shkarpa. Çikëloj zjarrin.

ÇIKËVERË
Xixëllonjë. Dolën çikëverat.

ÇIMËRR
Çimkë, tartabiqe.

ÇIRREM
Shpohet (një enë). U çor kusia (ibriku).

ÇJERR
Shpoj një enë. Çjerr ibrikun (kusinë).

ÇMËRS
Qelbi që zë një plagë. I zuri çmërs plaga.

ÇOBAN
Çafkëlore.

ÇOBANKË
Bishtatundës.

ÇOL
Vend me shumë baltë e me ujë të ndenjur,
gjol, moçalishte. Ra në çol.

ÇUBË
Kapul misri. Çubat e misrit.

ÇUDË
Çudi. Çudë e madhe. I dukej çudë. Bëj çudë çuditem.

ÇUDOJ
E përdhunoj, e çnderoj (një vajzë).
Pushtuesit çudonin çikat.

ÇUK
Mëz. Çuku i pelës.

ÇUKËL
Guraçok. Çukla lumi. E qëlloi me çukël. Luaj me çukla,
luaj guraçokthi.

ÇULZË
Feçka e derrit. Gërryen dheun me çulzë. E çau me çulzë.

DAFNJEHEM
DAFNJEHEM
Lodhem tepër, këputem, rraskapitem.

DAFNJEJ
1. Shqyen, copëton (me kthetra a me
dhëmbë). E dafnjeu ujku. I dafnjeu skifteri pulat.
2. Rrah fort dikë, e zhdëp në dru; shqyej.

DAFURROJ
1. Kërkoj diçka me nxitim në një dollap, në një arkë, në
një dhomë etj., duke i hedhur sendet pa kujdes sa
andej-këtej e duke bërë rrëmujë, rrëmoj; ngatërroj, bëj
lesh e li. Ç`po dafurron ashtu?
2. Shpupurit (zjarrin). E dafurroi zjarrin me mashë.

DAKO
Trung druri a cope dërrase e fortë, ku pritet a grihet
mishi me satër, trung mishi, dru mishi, dërrasë mishi.
Dako e madhe (e vogël).

DALLGË
Shi me erë të fortë shtrëngatë, furtunë.
Mbrëmë bëri dallgë e madhe. I theu dallga pemët.

DANGË
Damkë, njollë (edhe fig.). Danga balte (boje). Dangat e
diellit. Dangë turpi. Rrobë me danga. Fytyrë me
danga. U bë me danga. Iu bë një dangë.

DANIK
Kthinë e veçuar në shtëpi që përdoret për një qëllim të
caktuar.

DAULLE
Buhari. Daullja e oxhakut (e vatrës).

DELENXHI
Lypës, përderës. Mbeti delenxhi tërë jetën.

DELME
Dele.

DERDH
Kaloj një sëmundje nga ato që zakonisht u
bien fëmijëve. E ka derdhur linë (fruthin, kollën e mirë).

DERGJË
Tuberkulozi. Nuk vdesin më nga dergja.

DERVEN
Shul, që vendoset në pjesën e pasme të
tezgjahut për ta mbajtur pëlhurën të shtrirë. Shtrëngon
dervenin. Derveni nuk luan.

DERVISH
1. Dordolec. Vuri një dervish në arë.
2. Çafkëlore. Fluturonin dervishët.
3. Lloj misri me shumë mustaqe në kalli.

DESTEMEL
1. Shami koke grash, lahuri. Destemel i bardhe (i zi).
Vë (lidh) destemelin.
2. Shami xhepi.

DËKOJ
1. Rrah fort dikë; e zhdëp. E dëkoi në dru.
2. Prish diçka të ngritur, rrëzoj diçka të ndërtuar më
parë. E dëkoi murin.

DËLIR
Çliroj (një vend).

DËLIREM
Shporrem, qërohem; largohem. Dëliru prej këtej!

DËLLËNGTHI
Me qëllim, qëllimisht; nergut. U nis dëllëngthi. E bleu (e
përgatiti) dëllëngthi për atë.

DËNOJ
1. Pakësoj, shteroj; Ia dënoi ujin. I dënoi qumështin. I
dënoi barrën kalit. Ky krua as nuk shton, as nuk dënon.

DËRMOJ
Shosh me dërmon.

DËRMON
1. Shoshë me vrima të mëdha për misër etj.
2. Site e rrallë, satac.
3. Vrima-vrima, shoshë. Iu bë këmisha dërmon.

DËRRMOJ
Zbres, zdirgjem. Dërrmuan nga mali. Dërrmoi nga kali.

DËSHTAK
Shtatanik. Djalë dështak. Vajzë dështake

DIJE
Dijeni, njoftim. Vë në dije njoftoj. Është në dije të punës.

DIKË
Dëshirë e madhe; lakmi. Dikë për pasuri. Ka dikë të madhe.

DIRË
Fërkem. Dirat e ujkut (e dhelprës). Ndjek dirat. Shkoi
pas dirave.

DIRS
Djersit.

DIRSEM
Djersitem.

DO
Disa, ca. Do njerëz. Do fjalë. Do ditë. Do rrush. Do bukë.

DOKTHI
Çalë-çalë. Ecte dokthi.

DOLLAP
1. Dritare, Dollap qorr kamare. Dollapi i kullës.
2. Qebap për të pjekur kafenë. Dollapi i kafesë.

DOLLMA
Gjellë që bëhet me të brendshmet e bagëtive
dhe me copa kulaçi a buke, kapama.

DORËMENJË
Njëmenjë. Ky bar t’i pret të vjellat dorëmenjë.

DRANG
1. Këlysh maceje; këlyshi i disa kafshëve të egra. Drang
maceje. Drang ujku (luani).
2. Këlysh. Drangu i dreqit. Drang lugati.
3. Shul. Drangu i portës. I vë drangun. Mbyll me drang.
4. Rrem i shkurtër si lopatë që shërben për të ngarë
lundrën në ujë të cekët.

DRANGOJ
Mbyll portën me shul, i vë llozin portës.

DRE
Përdoret për të shprehur habi a çudi; bre. Dre, dre, sa
qenke rritur!

DREDHË
Rrudhë. Iu mbush balli me dredha.

DRITË
Pasqyrë.

DRITËZ
Pasqyrë. Dukej si një dritëz.

DROBIT
E lodh shumë dikë, e këput, e rraskapit, e dërrmoj; e
dobësoj shumë. E drobiti sëmundja.

DROBITEM
Lodhem shumë, këputem, rraskapitem, dërrmohem; më
priten fuqitë, dobësohem shumë (nga sëmundjet, nga
lodhja, nga pleqëria).

DROP
Lloj ëmbëlsire që bëhet me bukë të thërrmuar, e cila
skuqet me gjalpë dhe zakonisht përzihet me sheqer, me
arra a me bajame. Drop i ngrohtë. Drop me bajame. Ha drop.

DRUDHE
Kokërr rrushi. Drudhet e rrushit.

DRUDHËZ
Mbeturina nga shkrirja e dhjamit të derrit, zhigla.

DRUESE
Ndoshta, mbase.

DRUGË
Biga e llastikave për të vrarë zogj.

DRY
Shuli i derës.

DUHAÇ
Tufan i fortë, stuhi e madhe.

DUSHK
1. Gjethet që mbështjellin kallirin e misrit, lëpushkat e misrit.
2. Duhan vjeshtak shumë i butë. Dushku i vjeshtës.

DYBEK
Varre prej druri për të thyer plisat në arë.

DYBUKËSH
Që është dy vjeç ose që lëron për të dytin vit me radhë
(për kaun etj.). Ka dybukësh.

DYFEKOHEM
Qëlloj me pushkë dikë që shtie kundër meje, bëj pushkë
me dikë.

DYZEN
Çifteli.

DHASHKË
Mëshqerrë që merr dem para kohe a që mbarset pa
mbushur moshën e duhur.

DHËNË
Që s’kursen gjë për të tjerët, dorëdhënë, dhënës.

EH
Mjaft.

ERËZA
Bajga të thata bagëtish. Ndizte zjarr me erëza.

ERRËSIM
Errësirë.

ESH
Iriq.

ESHTËR
Dhëmbët dhe dhëmballët.

FAMULL
Fëmijë i vogël, foshnjë.

FAQELL
Kambrik.

FAQETË
1. Krehri i fishekëve të pushkës. Mbushi faqetën.
2. Karficë flokësh. Vë faqetat.

FAQEZA
Sa për t’u dukur, sa për sy e faqe. E bëri faqeza.

FEME
Fëndyell.

FERRCË
Hale peshku. Peshk me ferrca.

FERRECKË
Ferrë deti, akacie.

FËMIJË
Grua, bashkëshorte.

FËRTYMË
1. Vrull, hov; forcë, furi. Marr fërtymë. Iu hodh me
fërtymë. Fryn veriu me fërtymë. Përhapet me fërtymë.
E përplasi (e flaku) me fërtymë.
2. Erë e fortë; veri; stuhi. Na zuri fërtyma. E kishte
rrahur fërtyma.

FËTIGË
Sëmundja e tokës, epilepsia.

FIKEM
Fikatem

FILZIGEN
Borzilok

FIRAJKË
Fyle. Arrë firajkë.

FISNIKE
Nuse, bashkëshorte; zonjë shtëpie (kur i
drejtohen me nderim). Ku je, moj fisnike?

FLAMUR
Cipa e dhjamit që mbështjell plëndësin dhe zorrët; rizë.

FLAS
I jap fjalën dikujt për diçka, i premtoj diçka.

FORSAT
Almise. Forsatet e bujkut.

FORUM
1. Oxhaku i dhomës.
2. Sobë.

FRUQ
Kokrra e një bime me farë; lënda që përbën kokrrën
a farën e drithit, bukë.

FUGË
1. Vrap, fugim. E ka fugën të shpejtë. Merr fugë nxiton,
ikën me vrap. Merr me fugë diçka nxitohet, e merr me
vrap, ngutet.
2. Shtjellë, vorbull. Fugë ere. Fugë lumi.
3. përd. ndajf. bised. Menjëherë, shumë shpejt,
fluturimthi. U nis fugë për në shtëpi. Erdhi fugë.

FUQ
Huq, bosh. I shkoi fuq. Vajti fuq. I doli mundi fuq.

FURKË
Sfurk. Furkë druri (hekuri). Furkë për bar.

FUSTAN
Fund grash e vajzash.

FUSHAK
Shul. Fushaku i derës (i dritares). I vë derës fushakun.

GABONJË
Shkabë.
GABË
1. Gafë. Flet (lëshon) gaba. Ka bërë disa gaba.
2. Shkabë. U bë si gabë u dobësua sa i duken kockat.

GABORRE
Trung i madh pishe me ndonjë zgavër. Preu një gaborre.

GACË
Kandil me vaj a me vajguri.

GACULLINË
Xixëllonjë.

GALC
1. Litar i hollë e i shkurtër, tërkuzë e shkurtër; brez. U
këput galci.
2. Njerëzit e një moshe, brez.

GALMIQE
Karthje të vogla. Mbledh galmiqe.

GAMËRR
Karremi që vihet në grep për të peshkuar; grepi me
gjithë karrem.

GANDALL
Pellg, hurdhë.

GARGË
1. Gëzhojë fisheku.
2. Gërdallë.

GARRAVESH
Furkë

GAVËR
Zgavër; vrimë. Gavra e veshit. Gavrat e hundës. Gavra e kyçit.

GAVIÇ
1. Hambar drithi.
3. Tymtari i oxhakut.

GAVOLE
1. Lëvozhgë. Gavolja e arrës (e bajames, e lajthisë).
Gavolja e vezës.
2. Flluskë uji a sapuni.
3. Fshikë me ujë në lëkurë; bushliqe.

GAXHAHUTEM
Hutohem; habitem.

GAXHARRONJË
Gëthep a grremç që mbetet në një dru, kur pritet a kur
thyhet një degë ose që mbetet mbi tokë kur presim një
shkurre. I grisi rrobat një gaxharronjë. U pengua në
një gaxharronjë.

GAXHOLE
1. Grumbull gurësh që viheshin si mur pranë një përroi
a lumi, ku gratë shtronin rrobat e palara për t’i zbutur
me ujë të valë.
2. Kasolle e vogël me gurë, me copa tjegullash, me
shkopinj etj. që bëjnë fëmijët kur luajnë.

GAXHULLAN
Flakadan

GAZ
Bishtuk me vajguri.

GAZHEL
Gomar.

GAZHINË
Thertore.

GERRLË
1. Gur i gërryer nga uji, gur me një zgavër të gërryer
nga uji.
2. Gropë e thellë midis shkëmbinjve, e gërryer nga uji;
humnerë.

GËLÇOMË
Shtupë. tapë. Vë (heq) gëlçomën. Mbyl1 me gëlçomë.

GËRB
Kërdhokullat; këllqet.

GËRDHESHTËR
Gërdhajë rrushi, frenjë.

GËRDHUCEM
Gërvishtem. Gërdhucem në fytyrë (në duar, në këmbë).

GËRFYELL
Shpellë e gjatë me dalje në anën tjetër; tunel.

GËRGËLAC
Gabzherr.

GËRMAJË
1. Grumbull, shumicë.
2. Në sasi të madhe, plot e përplot; grumbull. U mblodhën gërmajë.
Ishte gërmajë me njerëz.

GËRMICË
Zverk. Thefsh gërmicën!

GËRMOHEM
Mundohem shumë, përpiqem fort. U gërmua, por nuk volli.

GËRMUAR
1. Që ka të përpjeta e të tatëpjeta të thikta, i vështirë për t’u
kaluar. Vend i gërmuar. Rrugë e gërmuar.
2. I kërrusur, gërmuq. Njeri i gërmuar.

GËRTHE
Dredhëz, luleshtrydhe.

GËRTHJE
1. Gaforre. Gërthje lumi. E kapi gërthja.
2. Njeri i keq e i bezdisshëm që të qepet e s’të ndahet.

GËRREC
Gropë e vogël, gropëz. Gërreci i syrit.

GËRRIC
Vjedhës gjërash të vogla, vjedhës xhepash, brac.

GËZHIT
Nxit dikë kundër një tjetri, ndërsej.

GËZHYTËR
Zhguall, lëvozhgë.

GINË
Baltë e qullët, gjanë.

GINGË
1. Gollogungë.
2. Spica, kalla; thumba. Flet me ginga.

GISHTEZ
Dorezë, dorashkë.

GLOQ
Sklepë.

GLYRË
Bibizane. Bëj një glyrë. I bie glyrës.

GLLUP
1. Gojë njeriu ose kafshe; grykë. Ia hedh gllupit.
2. Gryka e një arme (e pushkës, e topit etj.). Gllupi i
pushkës (i çiftes, i topit).

GOFE
Ijë. I dhembin gofet. U vra në gofe.

GOLLOMESH
Lakuriq

GOMAREZ
Brumbull.

GOMËN
Ama e ujit.

GORE
Bushtër. Si qeni pas gores.

GORROÇEL
Rrush i zi kokërrmadh që piqet në shtator.

GOXHAMISHE
Caracë.

GRADË
1. Çerdhe zogjsh nëpër drurë. Gradë zogjsh.
2. Trinë e rrumbullakët prej degësh, për të çelur mëndafsh.

GRAPCOJ
1. Kafshoj pak me dhëmbë diçka, i heq diçkaje një copë
të vogël me dhëmbë. Grapcon bukën (mollën, gështenjën).
2. Gdhend pak e nga pak (drurin etj.). Grapcoj drurin.

GRAZHD
Gardh i fortë buzë një lumi, një përroi etj., për të mbrojtur tokën
nga gërryerja; pendë. I vuri një grazhd.

GREP
Zhuzhingë.

GREPÇ
Akrep. Grepç i zi. Helmi i grepçit.

GRIBË
1. Krehër i gjerë.
2. Grabujë.
3. Një lloj rrjete për të peshkuar.

GRISË
1. Spica, kalla. Shtie grisa.
2. Grindje. Janë në grisë.

GRISË
1. E grisur. I dukej mishi nëpër grisa.
2. Xhep. Mbush (zbraz) grisat.
3. Gërvishtje, e çjerrë. Një grisë e vogël në dorë. Grisë pa gjak.

GRIZGA
Mbeturina kashte (gruri, misri etj.); bërsi rrushi. Grizgat
e rrushit. Grizgat bëhen pleh.

GROFOLOK
Vend që nuk e zë era, por që e zë dielli; shtrojerë, gropë.

GRUÇ
Koçani i misrit.

GRYMAÇ
Mall, dashuri për një njeri që ndodhet larg. Ka grymaç.

GUASKË
Bërthamë. Guaskë ulliri.

GUBERE
Tallagan i shkurtër deri mbi gjunjë; gunë;
xhurdi. Gubere e zezë.

GUFOSKË
Guvë, zgavër, shpellë e vogël. Gufoskë në shkëmb.

GUGUSHARE
1. Luleshtrydhe.
2. Mare.

GUJERM
Ufëm, zagushi. Është gujerm, do të bjerë shi.

GUKSOJ
1. Gromësij.
2. Vjell.

GUXIT
Ngacmoj, nguc.

GUXHAS
Doçash. Luaj guxhas.

GUXHUMAR
Kapërcyell; fyt.

GUXHUVËRË
Vrimë e fshehtë. S`la guxhuvërë pa kërkuar. Futej
nëpër guxhuvëra.

GJALLËRIM
Jetë; gjallesë, jetesë.

GJELAC
Qukapik.

GJELINË
Nuse e re, e porsamartuar; nuse. Gjelina e madhe (e
parë). Thërret nëna gjelinat.

GJEMB
1. Sfurk
2. Pirun

GJEMBAÇ
Iriq.

GJILPËRËZ
Shtizë çorapesh.

GJILPËRYER
1. Shtizë çorapesh. Thur me gjilpëryer.
2. Difteria.

GJINKALLË
Zile e vogël që lëshon tinguj të hollë e të mprehtë.

GJIROJ
Mbrus, Mbush plot. E gjiroi shtëpinë.

GJITON
Fqinjë, komshi.

GJITHË
Çdo. Për gjithë ditë. Për gjithë vend. Në gjithë vend.

GJUAJ
1. Flak tutje, hedh. Gjuaj gurin.
2. Dëboj, përzë. I gjuajti të gjithë nga shtëpia.

GJURMË
Gjurmashka. Një palë gjurmë.

GJYFQEHEM
Lodhem, rraskapitem; gajasem. U gjyfqye nga rruga.

GJYMTIS
Shfaros tërësisht një familje a fis, shuaj. I gjymtisi
sëmundja. E gjymtisi tërë fshatin.

GJYMTISET
Shfaroset tërësisht (një familje a fis) nga një sëmundje,
nga një fatkeqësi natyrore etj., shuhet.

 

hajn
HAJN
Vjedhës, hajdut.

HAJNI
Vjedhje, hajdutëri.

HALTH
Halmucë, bar breshke.

HALLAGREP
Kot më kot, shpejt e pa u menduar, kuturu; pa rregull,
mbarë e prapë. Fliste hallagrep. S`bëhet puna hallagrep.
Vishej hallagrep.

HALLË
Gruaja e dajës ose gruaja e xhaxhait.

HALLKË
Vathë grash në trajtë unaze. Vari (hoqi) hallkat.

HALLMOJ
Gërryej e bëj gropë; shkallmoj, prish

HAMAM
Nevojtore.

HAMURIK
Urith. Vrimë hamuriku.

HANDAR
Shuli i derës etj., lloz. Handari i derës (i portës, i
dritares). Handar druri (hekuri).

HANDRAK
1. Qelb. Handraku i plagës.
2. Qurra.
3. Jashtëqitja e njeriut dhe e kafshëve; pleh; ndyrësi,
gjë e ndotur. Handraku i bagëtive.
4. Mbeturinë. Handraqet e tullave.

HARAJKËZ
Skërpicje.

HARAKUQ
1. Rrotulloj, vërtit. Harakuq mishin në hell.
2. Rrokullis, hedh teposhtë, vërvit, flak. E harakuqi
tatëpjetë (tutje).

HARAR
Thes. Harar me grurë (me misër, me kashtë). Harari i
duhanit.

HARDHOJ
Hedh. Hardhoj gurin (shkopin).

HARMOÇ
Hurdhë përroi; vend i gërryer a gropë e vogël
zakonisht në shtratin e një përroi.

HARZANE
Llambadhe e vogël.

HARROK
Përçitës, përçak.

HASE
Kambrik. Çarçaf haseje.

HASEM
Zihem me fjalë me dikë, grindem. U hasën njëri me tjetrin.

HEDHJE
Shami koke. Hedhje me lule.

HEQËSE
Sirtari i tryezës, syze. Heqësja e tryezës.
Heqëse me kyç. Vë (fut) në heqëse. Nxjerr nga heqësja.

HERDHE
Çerdhe, fole. Herdhe zogjsh.

HERMOJ
Gërmoj.

HERSHEM
1. Mot i keq me shi e me furtunë. Bën hershem.
2. Vrull. E bëri punën me hershem.

HESË
Haje; zahire. Hesa e vitit. Hesa e bagëtive (e kafshëve).
Gatit (bëj) hesat.

HIDHËS
Hithër.

HIDHTAS
Hidhur.

HIJERINË
Hijesirë. Çlodhen në hijerina.

HIJËZ
Ëndërr. Gjumë me hijëza. Pa një hijëz të keqe.

HIPËS
1. Saç balte.
2. Shkallë druri për të hipur në çati, në një pemë etj.
Ngjiten me hipës.
3. Kalorës. Hipës i mirë.

HIQEM
Shkoj, eci; drejtohem diku. Hiquni udhës lart!
Hiqu e shih njëherë!

HISËLL
Hithër.

HITI
1. Nxitim, ngut; vrull. E mblodhi me hiti. E ndreqi me hiti
të madhe. Vlon puna me hiti.
2. Kujdes i madh; zell. Punon me hiti. Ecën me hiti.

HITHKË
1. Ajdës. Dru hithke. Gjethet e hithkës.
2. Hithër.

HOLLA
Të lashtat. Mblodhën të hollat.

HOLLIM
Petë byreku. Hollimet e lakrorit (e byrekut).

HON
Hinkë. Honi i vajit (i rakisë). E mbush shishen me hon.

HONI
1. Vrimë. Honi e madhe (e vogël). Honia e sëpatës
vrima e sëpatës ku futet bishti.
2. Hinkë. Mbush (hedh) me honi.

HUBI
Dëm i madh, humbje e rëndë. Ngrica u solli hubi të
madhe pemëve.

HUMAKUSH
Struc.

HUMBA
Humbazi.

HUPËS
Ai që humbet rrugën e s’di nga të shkojë. Ia
hapin derën hupësit.

HUPËS
I humbur.

HUPËT
1. I humbur. Para të hupëta para që nuk pritnim t’i
merrnim, para që i quanim të humbura.
2. Që është i ngrënë a i zbrazët përbrenda, i zgavërt.
Dru (shkëmb) i hupët.
3. Që nuk është i ngjeshur mirë, që nuk është rrasallitur;
i imët e i butë.
Duhan (pambuk) i hupët. Dhe i hupët. Miell (sheqer) i hupët.

HURMË
Vadhëviçe.

HURUVEJKË
Kukuvajkë.

HUT
Shumë mirë, si s’ka më mirë. E kanë kaluar hut.

HUTËRROHEM
Hutohem.

HUTËRROJË
Vajzë a grua që hutohet shumë, hutaqe. Hutërrojë e madhe.

HUTIM
Lajthitje, gabim.

HUTLOHEM
Hutohem.

HUTLOJ
Hutoj.

HYSHTËR
Boshtër.
IGRASI
IGRASI
Lagështi e pakët, lagështirë. Ka igrasi.

IKË
Vdekje. U bë për ikë.

IMONIK
Shalqi.

ITH
1. Ngrohtësia e dheut, afshi i tokës. Del ith nga dheu.
2. Afsh; zjarrmi. Ithi i trupit.

JAKË
Dy tufa të gjata leshi që u lënë dhenve në të dy anët e qafës
kur i qethin; leshi që u lënë dhenve në qafë. Dash me jakë.

JARIÇKË
Zogë, zogëz.

JATAK
Lehë për farishte bimësh, shtrat jatak i nxehtë.

JEMENI
Shami e madhe, bohçe. Plot e mbushi jemeninë.

 

KABASH
Kanë uji. Një kabash ujë.

KAFKALLË
Kafkull

KAKËZOGËZ
Bretkosë.

KALL
Ndez. Kalli zjarrin (cigaren, eshkën). Kalle një! ndize
një cigare!

KALLAMBOQ
Misër.

KALLKAN
1. Mburojë, shqyt.
2. Lloz hekuri për të mbyllur portën.

KALLM
Kallam

KALLUME
1. Grumbull sendesh pirg; stivë. Kallume gurësh.
Kallume kripe. E bëri plehun kallume.
2. Gropa e nevojtores.

KAMARE
Vendi ku pula pjell vezët, furrik.

KANAVACË
Peshqir i hollë.

KANAVETË
Valixhe.

KAPINË
Manaferrë, ferrëmanzë.

KARREM
Krimb toke, glistër.

KARRIQ
Masë drithi afërsisht sa një shinik; brokë. Dy karriqa
drithë.

KARROQE
Vedër.

KARRTET
1. Piqet (pema, drithi etj.).
2. Fishket e thahet (një bimë).

KASHËR
Xunkth.

KATAPI
Mandall dere. I vuri derës katapinë.

KATARAK
Shuli i derës; mandall. I vuri katarakun derës.

KATRAN
Zift.

KEÇE
Vajzë e vogël, gocë; vajzë.

KEDH
Kec mashkull; kec.

KEPCË
Shelg i butë, thupër nga ky shelg për të thurur shporta,
për të lidhur duaj etj.

KËLLFISHTE
Gëzhojë fisheku.

KËRCI
Kërcell.

KËRNACKË
Qofte gjatoshe me mish, në trajtë suxhuku, e pjekur në
skarë.

KËRTOLLË
Patate.

KISHK
1. Kërriç gomari.
2. I vogli i buallicës, kotorr.

KISHKË
Kishkë

KITË
1. Hell akulli, ehull.
2. Kalli gruri.

KLITË
1. Perde, cipë e hollë. I ka zënë syri klitë.
2. Borë e ngrirë në degët e pemëve.

KOC
Kockë.

KOKËL
Veshkë. I dhembin koklat.

KOKME
Kumbara.

KOKRRIZË
Breshër.

KOLOVAJZË
Vend i pjerrët, i mbuluar me borë ose me
akull, ku rrëshqasin fëmijët me këmbë a me zhargës.

KOPRESH
Kapistër. I vë kalit kopreshin. E tërheq për kopreshi.

KORE
Turp, marre.

KORI
Turp, marre.

KORITEM
Bëhem me turp, turpërohem.

KORROPESH
Korrozi. Djalë korropesh.

KORROVESH
Vesh rrushi.

KREVË
Furkëz.

KRYQE
Udhëkryq. Qëndroi në kryqe. E priti te kryqja.

KUFOMË
Trupi i bagëtisë së therur.

KYL
Mbush plot diçka (një enë etj.), e mbush sa nuk nxë më.
E kyli gotën me ujë.

LAGËSHTIM
1. Lagështirë.
2. Shi i imët, një vesë shiu. Ra një lagështim.

LAHURI
Lahutë.

LAKADREDHË
Shkop i dyfishtë, që përdoret për të rrahur misrin.

LAPS (folje)
1. Lodhem shumë, s’kam fuqi fare, këputem; kal. e lodh
shumë dikë, e mundoj mjaft. Lapsi i sëmuri. Lapsi
fëmija në djep. Lapsi së qari. Lapsën me atë njeri.
Lapsi sa e gjeti. Mos e laps më djalin!
2. E dua shumë dikë a diçka, dëshirohem a këputem
për të. Lapsi për atë. Lapste fëmija për t’ëmën.

LARA
1. Ndërresat e brendshme të trupit, të linjtat. Të
lara të bardha. Veshi të larat.
3. Të përmuajshmet e grave, gjakrat, zakonet. I
erdhën të larat. Është me të lara.

LARUSHK
Degë a bisqe të njoma hardhie, që i harrin
dhe ia hedhin bagëtisë. U japin bagëtive larushk.

LASË
Fije bari të forta që përdoren si shtupë për të
fërkuar e për të larë enët. Mblodhi lasa për enë.

LASHT
Kohë; kohë e kaluar, kohë e lashtë. Në atë lasht. Në
lashtin e vet. Ka lashtë kjo punë. Ishte tjetër lasht atëherë.
Janë zakone lashti (të lashtit).

LAVAÇ
1. Lavare. Lavaç thuprash (teli). Lavaçi i parmendës (i
kosës, i zgjedhës, i qerres).
2. Në trajtë rrethi, si lak, rrumbullak. I ka
brirët lavaç. E mbështolli kulmakun (zhukën) lavaç.

LAVOMË
Plagë

LAVOS
Plagos

LAVOSEM
Plagosem

LENDI
Mëri. E ka lendi dikë. Ka lendi me të.

LENI
1. Brez njerëzish, brezni; gjindje; popull; komb. Janë të
një lenie. E di gjithë lenia.
2. Vend; trevë, krahinë. Leni pjellore. Lenitë e botës.

LEPEC
1. Ka i vjetër që nuk është më për punë, rrozg.
2. Njeri i shkuar në moshë dhe shëndetlig.

LËFAR
Shfaros; zhduk.

LËFAREM
Zhdukem; s’i gjendet më fara, i humbet fara.

LËMES
Përkëdhel, ledhatoj; llastoj. Po e lëmeste me fjalë.

LËNDINË
Lëndishtë.

LËNDYRË
Yndyrë.

LËNG
Hirrë qumështi. Pinte lëng.

LËNGJYRË
Butër.

LËSHIM
Bleta e re që sapo është ndarë nga zgjoi mëmë për të zënë
zgjua të ri. Kishte dy zgjoje mëmë e tre lëshime.

LIG
Që është me barrë, shtatzënë. Është e ligë.

LIGË
1. Të pëgërat e njeriut. Hodhi (derdhi) të ligat.
2. Nevojtore. Të ligën e kanë jashtë (në oborr).

LIKOGJONE
Kërbishtet, kryqet. I ranë likogjonet. I ngriti likogjonet dikujt.

LIMË
Limëz misri, sharrë. E shkoqi me limë.

LIND
1. End, Lindat e hardhisë (e rrushit). Lindi i arrës.
2. Maja e një plage që ka zënë qelb. E shpoi në lind të plagës.

LOMÇKË
1. Gogël dushku. Lomçkat e dushkut (e lisit, e qarrit).
2. Boçe pishe. Lomçkat e pishës.

LUBI
Stuhi. Lubia e detit. S`është erë, është lubi.

LULE GJELI
Lulëkuqe.

LULEKUNDE
Lulëkuqe.

LYHEM
ngjitem pas dikujt, nuk i ndahem, i qepem
pas. Langoi iu lye lepurit. Iu lye deri në shtëpi.

LLABATAN
Guhak. Rri si llabatan.

LLABIÇ
1. Lugat.
2. Llupës, grykës i madh.

LLAJË
Hinkë.

LLUKË
1. Klloçkë, sqokë. Ka rënë të pala llukë.
2. Bli.

MAÇ
Mace.

MAGJAR
1. Gomar.
2. Urës. Magjari i zjarrit.
3. Urëza e veglave muzikore me tela. Magjari i çiftelisë.

MAL
Pyll. Mal i dendur

MANA
Përdoret si fjalë e ndërmjetme, me kuptimin «me të
vërtetë, të thuash të drejtën, për besë». Mana po (jo).
Mana, të paktë i ka shokët. Mana, e di shumë mirë.
Mana, s`është ashtu.

MARAMË
1. Napë e hollë dhe e gjatë që mbajnë gratë në kokë; rubë.
2. Peshqir.

MASTIKË
1. Uzo.
2. Çamçakëz. Përtypte mastikë.

MASHKULL
Çanak prej druri.

MATUSHOJ
Copëtoj, grimcoj.

MBALLESË
Kullotë. Mballesë e mirë.

MBALLIM
Udhë e shkelur nga bagëtia kur shkon në kullotë.

MBALLOJ
Çoj bagëtinë në kullotë.

MBËHI
Nevojë. Kishte mbëhi për ndihmë.

MBËLTOJ
Fut në dhe, varros dikë.

MBËRDHOK
Guralec, guraçok. Luanin me mbërdhokë.

MBËSHTILLET
Ngjizet, zihet, pikset (për qumështin); trashet (për hallvën).

MBODHI
Vonesë; pengesë.

MBODHIS
Vonoj; pengoj.

MBODHISEM
Vonohem.

MBYT
Ther ose vras duke e goditur me diçka. Mbyti një gjel për mikun.

MELLË
Një lloj dheu i bardhë si deltinë që përdoret për të bërë
enë; ledh lumi, lym.

MENDJEZI
Xheloz. Grua mendjezezë. E kishte burrin mendjezi.

MENEKSHE
Vjollcë.

MEREQEP
Bojë shkrimi. Shishe mereqepi. Shkruar me mereqep.

MERUDHI
1. Majdanoz.
2. Erëza.

METERIQ
Ani i fëmijës, mitra.

METOQ
Ndërtesë njëkatëshe, e gjatë dhe e gjerë, që përdoret si
stallë për gjënë e gjallë ose si depo për drithë.

MËGJE
Kasolle bagëtish. Mëgje lopësh (kuajsh, delesh).

MËNGË
Këmishë. Mëngë e bardhë. Mëngë burrash. Mëngë me qafore.

MËRQINJË
Hide, xinxife.

MËSA
Në kohën që…, gjatë kohës që …, kur,
ndërsa. Mësa po hante bukë, ra dera.

MIC
Fëmijë i vogël. Mici i babit!

MICË
Mace.

MIXHË
Xhaxha. Mixha e nipi. Mixha Ramë.

MOLLATARTË
Domate.

MONJË
Nektar. Kur binte monja mblidhej bleta.

MRROL
Vrenjt. Mrroli vetullat (fytyrën).

MRROLAN
I vrenjtur, i zymtë (për njerëzit). Burrë mrrolan.

MRROLEM
Vrenjtem. U mrrol në fytyrë. U mrrol qielli (koha).

MRROLSHËM
Me fytyrë të ngrysur, zymtë, vrenjtur. Sheh (vështron,
këqyr) mrrolshëm. U përgjigj mrrolshëm.

MRROLUR
I vrenjtur. Njeri i mrrolur. Me ballë (me fytyrë, me sy) të
mrrolur. Rrinte i mrrolur.

MUÇITEM
1. Ënjtem, fryhem, mbufatem.
2. Mblidhet në një vend e s’ka nga të shkojë, nuk rrjedh (për ujin).
U muçit uji se s`ka ku të rrjedhë.

NAKATOS
NAKATOS
Përziej, trazoj. Nakatos miellin (librat). E nakatosi gjellën.

NAKATOSEM
1. Trazohet një lëndë me një tjetër; përzihem me një tjetër a me të
tjerë. U nakatos vaji me ujin. U nakatos gruri me thekër.
U nakatosën me turmën.
2. Përzihem në një punë, marr pjesë diku a në diçka së bashku me të
tjerë, ngatërrohem, trazohem. Ai nuk nakatoset në punë të tilla.
Mos u nakatos me atë!
3. Më përzihet, më vjen për të vjellë. Po më nakatoset.

NAKATOSUR
I përzier; i trazuar.

NAMËTA
Menjëherë, në atë kohë; në atë mes. Namëta erdhi
dikush. Namëta u afrua. Namëta m`u kujtua.

NANSHORE
Mëndeshë, tajë.

NDEJË
Ndeja e mirë! mirë se rrini!

NDESHË
Takim, pjekje.

NDEZÇË
Çakmak.

NDËRMEND
Kujtim për dikë; të menduarit për dikë. Më ra ndërmendi
i tij m’u kujtua ai.

NDËRPRITEM
Vritemi njëri me tjetrin me armë. U ndërprenë shoq me shoq.

NDRIKULL
Gruaja që kujdesej për nusen ditën e dasmës.

NEN
Nyelli, syri i këmbës, noçka. Neni i këmbës.

NETOJ
Verboj.

NETULL
Fshesë. Fshij me netull.

NËNOLE
Lëneshë.

NGALKOHET
Ngarkohet

 

Fjalori i Dialektologjise

NGAS
1. Punoj tokën, me kafshë ose me mjete të mekanizuara, lëroj. Ngasin
tokën me qe (me parmendë, me traktor). E ngau tokën tri herë.
2. Mpreh. Ngas thikën (sëpatën).

NGJALLOJ
Vrapoj, turrem. Ngjalli te dera.

NGJATË
I afërt (për kohën); i afërm (për lidhjet midis njerëzve).
Mos qoftë i ngjatë! Shokë (miq) të ngjatë.

NOSIT.
Pelikan.

NOTI
1. Lagështirë, lagështi. Bodrum (shtëpi, dhomë) me
noti. Ka noti. I dëmtoi muret notia.
2. Mot i lagësht; erë e lagësht.

NOTISHTE
Vend ku buron nga pak ujë dhe që mban lagështi;
ligatinë.

NUNËL
Gjyshe, nëna e nënës.

NJANJË
Bukë e papjekur mirë, bukë që ka mbetur si qull;
babanace. Njanja të ngjitet në gojë.

NJAQ
Aq, po aq, pikërisht aq. Njaq di, njaq flet.

NJASHTU
Ashtu, po ashtu, pikërisht ashtu. Doli njashtu si thashë.
Krejt (bash) njashtu.

NJATY
Aty, mu aty, pikërisht aty.

NJEKË
Shkak.

NJELMOJ
Ha diçka sa për të njomur gojën.

NJOHURI
Njohje me dikë. S’kam njohuri me të.

oler

OLER
Shtalpë.

OBROKTH

Puçërr e vogël. I ka dalë një obrokth. Ishte mbushur
me obrokthe.

OGI
Gjë që është lënë mangët në diçka, e metë, cen. Njeri
pa ogi. Ka ogi. Gjella është gatuar pa ogi.

OLEVE
Dollakët.

OPT
Fytyra; pamja e fytyrës çehrja. Nuk ia kam parë optin.
I ndërroi, opti.

ORENDIS
Rregulloj shtëpinë, vë në rregull plaçkat e
shtëpisë. E orendis shtëpinë.

ORESHKË
Mollë dheu.

ORËÇUET
Që ka gjithnjë fat, që e ndihmon fati, që i shkojnë
gjithmonë punët mbarë.

ORMIS
Përgatit dikë a diçka, bëj gati; rregulloj, vë në rregull; e
zbukuroj, e stolis. Ormis shtëpinë. Ormis plaçkat. Ormis
gjellën. Ormisi pajën. Ormisën nusen.

ORMISEM
Përgatitem, bëhem gati; zbukurohem, stolisem;
rregullohem, vendosem diku. Ormisen për rrugë. U
ormisën për dasmë.

ORTAK
Bashkëshort.

 

Fjalori i Dialektologjise

PABESI
Mungesë besimi, mosbesim.

PAÇE
1. Bukë që gatuhet a zihet pa brumë të thartë, bukë e ndorme.
2. Palë fiku.

PAFILLË
1. Teneqe; enë prej teneqeje. Pafillë për vajguri.
2. Gëzhoja e fishekut. Pafilla e fishekut.
3. Rrip i ngushtë teneqeje, dërrase, pëlhure etj. I hoqi një pafillë.
4. Velenxë e hollë; përkavë. Mbulohej me një pafillë.

PAFILLTË
Që është prej teneqeje. Enë (kuti) e pafilltë.

PAFTË
Kopsë. Paftë dysheku çdonjëra nga pullat
prej stofi, që qepen në të dy anët e dyshekut për të mos
u mbledhur leshi a pambuku në një vend, kilzë dysheku.

PAGJASHËM
Që nuk i ka hije një njeriu të rregullt e të sjellshëm, i
pahijshëm. Punë (sjellje) e pagjashme.

PAHIRI
1. Padashur. E tha pahiri.
2. Me pahir.

PAJOLLË
Lak, kurth (edhe fig.). I ngritën një pajollë.

PALËKURË
Jopjellor. Tokë e palëkurë.

PALLANGË
1. Llozi i derës.
2. Secila nga lopatat e pendës së mullirit ose të dërstilës.

PANAFAKË
I prapë, që nuk lë dy gurë bashkë. Fëmijë i panafakë.

PARANDEJ
Më përpara, më parë. Parandej takoheshin më shpesh.

PARË
Çift; Numër parë. Parë a cup (a tek).

PARTINË
1. Kornizë për të vënë një fotografi, një tablo etj. Partinë
katrore (e rrumbullakët).
2. Shuplakë, dackë. Ia ngjeshi një partinë.

PASTEN
Gunë bariu; strugë që hidhet në kokë për t’u mbrojtur
nga shiu.

PASHAI
Shami ose shall që mbajnë gratë në qafë.

PATALOK
Vend i rrafshët, shesh; shesh i madh ku zakonisht
bëheshin dyluftime. Patalok i madh (i gjerë, i vogël).
Në patalok të burrave. Mundeshin në patalok.

PATËSHTINË
Bërsi. Patështinë rrushi (ullinjsh).

PELLË
1. Shpata e avlëmendit; krehri i tezgjahut.
2. Fletë qilimi.

PENGASHKË
Shkopi që e mban të ngulitur në një vend shulin e
avlëmendit dhe nuk e lë të lëvizë.

PERËNDOJ
Hidhet shumë lart, fluturon aq lart ose aq larg
sa nuk duket. Perënduan shigjetat. Perëndoi në qiell.

PESHQIR
1. Përparëse katrore grash. Vuri peshqirin.
2. Pecetë; mësallë. Fshiu buzët me peshqir. I mblodhi në peshqir.

PEZHISHKË
Pëlhura e merimangës.

PËQISË
Qerpiç i pjekur në furrë; tullë.

PËRBISHTJE
Kacafytje.

PËRGJITHNJË
Sa herë që ndodh diçka tjetër, gjithnjë;
shpeshherë, shumë herë; Na vinte
përgjithnjë në shtëpi kur kthehej nga puna.

PËRLAK
I vogli i gomarit, kërriç, pulisht.

PËRMJET
1. Mes, bel. Përmjet i hollë.
2. Mes, mjedis. Në përmjet të fshatit.

PËRPIRËS
Gropë e fshehtë në tokë, që thith menjëherë ujërat e shiut.

PËRTROJËSE
Mizë përdhese, milingonë.

PËRTHEKOJ
Mbërthej kopsën, kopsit. Përthekoi jelekun.

PËRZHIT
Skuq, fërgoj, tiganis. Përzhit peshkun.

PËSHTËLLIJ
Pëshpërit. I pështëlliu në vesh.

PËSHTËLLIMË
Pëshpëritje.

PIKË
Rrufe. E vrau pika. I kishte rënë pika një pishe (një lisi).

PIKËL
Cingël. Luajnë me pikla.

PIKULESHË
Vajtore.

PINGËL
Cingël. Lozin me pingla.

PIR
Lezet. Pilafi e ka pirin me gjalpë.

PIR
Mbush plot, dend. E pira barkun e mbusha barkun, e denda.

PITE
Byrek i gatuar me petë të holla, me gjalpë, me vezë, me kos, me
djathë etj. Pite me kos e me vezë. Holloi një pite.

PITËR
1. Zbokth.
2. Plot e përplot, mbushur. Ishte vendi pitër me njerëz.

PJEK
Pjek raki, kafe; Bëj raki, kafe

PJEPËR
Trangull, kastravec.

PJETEM
Rrënxohem, dëkohem.

PLANDË
Vresht.

PLAPURITEM
Përpëlitem.

PLASKOM
Hon, greminë, humnerë.

PLEME
Plevicë. Pleme me kashtë.

PLENG
Dhunë, turp.

PLENG
1. Kunj për të varur diçka.
2. Rrip pëlhure të hollë etj. që përdoret për të lidhur plagët.

PLENGË
Hobe.

PLËNGÇOR
Që është pronar i diçkaje, zotërues; trashëgues.

PLIM
Tufë; rresht, varg. Plim zogjsh.

PLIMA-PLIMA
Në tufë; vargje-vargje, varg. Fluturonin zogjtë
plima-plima.

PLIQ
Litar i hollë prej leshi.

PLLASHICË
Cironkë; gjuhëz.

PLLOÇAK
Që është i shtypur a i sheshtë si pllakë, shpatuk,
petashuq. Gur plloçak. Kuti plloçake. Trup plloçak. Me
fytyrë (me hundë) plloçake.

PLLOÇË
Rrasë, pllakë. Plloçat e oborrit (e çatisë). Nxjerr
plloça. E mbuloi (e shtroi) me plloça.

PLLOSKË
Enë druri e rrumbullakët për të mbajtur ujë, verë etj.
Plloskë uji. Një plloskë me verë. Mbushi plloskën.

PLLUSHË
Çorape leshi të shkurtra; gjurmashka. Mbathi pllushat.

POL
1. Kind. Polat e fustanit. Fund me pola.
2. Fletë. Polat e qilimit. Qilim me dy pola.

POLIK
Susak, kungull ujës.

PONICË
Enë prej balte që përdoret zakonisht për të mbjellë në të
lule, saksi prej balte.

PORCEK
1. Susak, kungull ujës. Mbushi porcekun.
2. Pjesa e prapme e kokës; rrashta e kokës. Porceku i kresë.

POREND
Ferra a shkurre si gardh anës një are.

PORRC
Aliver. Porrci i kaut.

PORRE
Gurmaz.

PORRIT
Shuaj, fik. Porrit zjarrin.

PORRITET
Shuhet, fiket. U porrit zjarri (drita).

POS
Veç. Ndaj grurin pos dhe bykun pos. Rrinte pos në dhomë të vet.

POSTAT
E lodh shumë dikë, e këput. E postati kalin.

POSTATEM
Lodhem shumë, këputem. U postatën sot.

POSHTËR
E poshtme, Që ndodhet poshtë diçkaje tjetër, i poshtëm.
Lagjja e poshtër. Bregdeti i poshtër.

POT
1. Fëmijë, foshnjë; tërësia e njerëzve të një barku; brez.
Na lindi një pot.
2. Pjella e kafshës, i vogli i kafshës; brezi i ri i kafshëve.
Poti i këtij viti pati më shumë femra se meshkuj.
3. Mashkulli i kafshëve që lihet për ndërzim; damaz.

POTERE
Thirrje, kushtrim. Qiti (lëshoi) poteren.

POTINA
Këpucë me qafa. Potina me gëzof. Një palë potina.
Mbathi potinat.

PRAJ
Pushoj, resht, ndaloj; hesht.

PRAJSHËM
1. Që ka pushuar; i çlodhur. Ishte i prajshëm dje.
2. I qetë; i ndenjur (për ujin). Zë i prajshëm. Të ecur i
prajshëm. Ujë i prajshëm.

PRARAN
Vijë që mbledh ujërat; hendek; llogore.

PRASK
Cipë a shtresë e hollë që vesh diçka; perde. Prask bore
(akulli). I kanë vënë sytë prask. Ka vënë qumështi prask.

PREVË
1. Udhë shumë e rrahur; xhade; vend kalimi.
2. Lumë i vogël e i cekët, she; va lumi.

PRIFT
Baballëk.

PRIPALË
Përparje.

PRORE
Orë e çast, gjithnjë. Prore mendonte për vendlindjen.

PROZH
Pleh dhish; vatha e dhive.

PROZHMOJ
1. Flas keq për dikë pas shpine, e marr nëpër gojë, e
përgojoj; i nxjerr nam të keq dikujt, shpif për të.
2. E qortoj dikë për diçka. E prozhmoi djalin.

PROZHMUES
Që flet keq për të tjerët, që përgojon; shpifës. Fjalë
prozhmuese.

PRUAJ
1. Pretoj; plaçkit.
2. bie pas një sëmundjeje duke bërë mjekime popullore etj.
3. Ruaj, mbroj. Pruaje nga qentë!

PUF
Pëlcet e bën një zhurmë të mbytur e të menjëhershme.
Pufi gështenja në zjarr.

PUNËTORE
Filiç.

PUNGË
1. Qese e vogël, zakonisht prej cope. Punga e duhanit.
2. Jastëk i vogël për të ngulur gjilpërat.

PUNOVE
Tokë e punuar; tokë e punueshme. Punovet e fshatit.

PUNJASHE
Qese e vogël, pungë. Punjashe me duhan.

PURTEKË
Shtizë për të thurur çorape, triko etj.

PURRË
Shpuzë. Purrë zjarri. E vuri në purrë.

PUSHKALAGËS
Stërlagës.

QENGJË
Zgjua bletësh.

QAS
E largoj dikë a diçka; e shtyj tutje diçka. I
qasen gurët. E qasëm gardhin nga muri.

QASEM
Largohem prej një vendi; mënjanohem; nuk i
dal përpara. U qas mënjanë. Qasu që këtej!

QASËT
Që është në një cep të futur ose në thellësi të një vendi,
i largët, i humbur; që ndodhet diku mënjanë, i fshehur.
Vend i qasët. Fshat i qasët. Shtëpi e qasët.

QAZ
Saç.

QEL
Qeros.

Qelan
Qeros.

QEP
Sqepi i një shpendi.

QEPOHEM
Shpohem me gjemb a me diçka tjetër me majë.

QEPOJ
Godit me diçka që është me majë a me thep; qëlloj. E
qepoi me shkop.

QEREÇ
Gëlqere. Gurë qereçi. E lyejnë shtëpinë me qereç.

QETE
Mace

QETHËM
I mjerë, i shkretë, i gjorë.

QËKURTHI
Qëkur

QIFT
Skifter.

QILAR
Kthinë e vogël në shtëpinë malësore, ku flenë
bashkëshortët. Shtrojnë qilarin. E futnin (e shtinin)
nusen në qilar.

QIT
Nis, filloj.

QUKË
Kukuvajkë.

QUMËSHT
Hirrë.

RANGË
Detyrë, barrë. I ngarkoi një rangë.

RE
1. Rrufe. I ra (e goditi) reja. Krisi (shtiu) reja. E vrau reja.
2. Fytyrë, pamje, çehre. Ka re të keqe.

RIGASH
Gjeldeti.

ROBI
Tërësia e njerëzve, njerëzit.

ROD
1. Gjini; fis. Rod i mirë (i keq). Vajzë rodi. Derë rodi. E
ka për rod. Rod pas rodi. Rodi i shqiptarit.
2. Lloj, farë. Rod misri. Rod gjarpri.

ROGOVECKË
Akace

ROMAN
Shulës

ROZË
1. Gdhe, nyjë (druri).
2. Njeri budalla, i trashë.

RUBË
Shami (zakonisht e zezë); shami e madhe koke. Rubë e
zezë (e bardhë). Rubë koke (dore). Rubë pëlhure
(mëndafshi). Vë (heq) rubën. E mbështolli me rubë.

RUSICA
1. Festë që kremtohet zakonisht nga gratë dhe fëmijët
njëzet e pesë ditë pas pashkëve (në disa vende ku
vepron kisha ortodokse). Dita e rusicave.
2. Kuleçtë e vegjël, që përgatiten për këtë festë.

RRAJZË
Glistër, krimb shiu.

RRANICË
Copë e madhe buke, mishi etj.; ngastër. Një rranicë
bukë (lakror, mish).

RRASHTË
Eshtër. Rrashta e kreut. Rrashta e breshkës
kafkulli, samari i breshkës.

RREK
Vonoj. Ia rreku borxhin.

RREKEM
Vonohem. Mos u rrek shumë, kthehu shpejt!

RREVË
Short. Shtiem rrevë kujt t’i bjerë.

RREZGË
Freri i rrushit, rruvan.

RREZIGALL
Arsenik; helm arseniku.

RRËNDON
Pret shumë, të grin (për briskun, thikën etj.). Ky brisk të rrëndon.

RROKME
1. Punë që e ndërmerr dikush për ta bërë.
2. Veprim që bën dikush pa i menduar pasojat ose për
të kënaqur dëshirat e rastit, aventurë. Jepet pas
rrokmesh. Nuk u përton rrokmeve.

RROPULLI
Frerët e mishit, frenjat.

SAGJE
SAGJE
Kosh për të zënë peshk.

SAK
Rrjetë peshkimi në trajtë të një traste me një rreth druri
e me bisht të gjatë. Zë peshk me sak.

SALL
Vetëm

SALLATOR
Trangull, kastravec.

SALLGAM
Akace

SASË
Lloj kashte kënete me të cilën thuren rrogozë.

SEHIR
Habi para diçkaje jo të zakonshme. Për sehir
për t’u habitur. Bëri sehir u habit shumë.

SEKSER
Saraf.

SËLLOJ
I bie me forcë diçkaje a dikujt, e godas fort, i mëshoj.
I sëllon dajres. I sëlloi topit. I sëlloi me pëllëmbë. I
sëlloi me sa fuqi kishte.

SFURK
Pirun.

SKALIT
Prashit; çapoj. Skalitën misrin.

SKATHAR
Lloj kandrre e zezë që dëmton vreshtat.

SOBË
Dhomë në katin e parë, ku në dimër ndizet
zjarri vazhdimisht. Rrinë në sobë.

SPATHOK
1. Rreckë, zhele.
2. Njeri i rreckosur, zhelan.

SPËRK
Qose.

STELË
1. Shtresat dhe mbulesat e fjetjes.
2. Lecka të vjetra; rroba të grisura e të vjetra. I veshur me stela.

STENË
1. Mur i hollë ndarës prej dërrasash a prej gardhi të
ngjeshur me dhe, çatma; perde. E ndau me stenë.
2. Shkëmb me zgavra të thella; shpellë anës lumit, e
ngrënë nga uji. Rrinë (futen) nëpër stena.

STRANICË
1. Secili nga dy drurët e gjatë të shtratit të qerres, ku
ngulen hunjtë anësorë të qerres, përbrijëse.
2. Secila nga dërrasat, që viheshin në varr sipër
kufomës, para se kjo të mbulohej me dhe.
3. Gur varri.

STRUMBULLAR
Hosteni.

STRUP
1. Zhul që zënë në kokë fëmijët e vegjël.
2. Rrebulli i fëmijëve të vegjël.

SUGAR
1. Qengj pirës, qengj i vonë që mezi ndahet nga e ëma.
2. Fëmija më i vogël; djalë i vogël që përkëdhelet
më shumë nga të tjerët. Sugari i nënës.

SUTAK
Kafka e kokës.

SHAGAT
SHAGAT
Ngacmoj dikë; e vë në lojë, tallem me të, e përqesh, e gërgas.

SHAGE
Fund grash i bërë prej zhake ose prej një
pëlhure tjetër të trashë. Shage e bardhë.

SHAKLLABAN
I mefshtë, i ngathët, i qullët; që nuk përzihet
me njeri. Djalë shakllaban.

SHAMTIJ
Psherëtij. Rënkonte e shamtinte.

SHAMTINË
Psherëtimë; aht; nëmë.

SHAPETË
1. Petë dheu, guri etj. Qëlloj (godit) me shapetë.
2. Kësulë e vjetruar dhe e shtypur si petë.

SHARAMANDUK
Sharanduk.

SHARAVIDHE
Guaskë deti. Mbledh sharavidhe.

SHARGOHEM
Largohem. U sharguan armiqtë. U sharguan nga frika.

SHARGOJ
E bëj të largohet, e përzë, e largoj, e tremb. I shargoi
pulat nga kopshti.

SHAROV
Qen i madh stani, zakonisht i sharmë a i murrmë.

SHARRNJEJ
Kam uri a etje të madhe, sharroj për diçka (edhe fig.).
Sharrnjeu për bukë (për ujë).

SHARRNJYER
Që ka uri a etje të madhe (edhe fig.). Hante si i sharrnjyer.

SHASTIMADH
Që i shastis të tjerët, që u merr mendjen të tjerëve.

SHATËR
Sheshje të vjetra; këpucë të vjetra që përdoren si
sheshje. Ishin bërë shatra këpucët.

SHATORRE
Llapa e veshit. Shatorrja e veshit.

SHAULL
Plumbçja e muratorit.

SHEGAT
Tall a përqesh dikë; ngacmoj. E shegatin bota.

SHEMËRTOHET
Përtërihet, mbyllet, shëndoshet.

SHEMËRTOJ
Zëvendësoj me fidanë të rinj bimët që nuk kanë zënë
ose që janë kalbur, koj. Shemërtoj duhan (domate, speca, bostan).

SHËRBESË
Punë të vogla bujqësie a shtëpie. Shërbesat
e shtëpisë. Koha e shërbesave. Bëjnë shërbesat.

SHFLUKËT
I pafuqi, i qullët, i flashkët. Njeri i shflukët.

SHI
Pikërisht, tamam. Shi, në atë vend. Shi në atë çast. Shi
atë natë. Shi për këtë shkak.

SHIJ
Thërrmoj, shtyp duke e rrahur me diçka. Shij
kripën. Shij plisat (tokën).

SHIL
1. Dëshirë, ëndë, qejf; epsh. E ka zënë shili për këngë.
2. Dyshim. Më ha shili tek ai.

SHIOSË
Tokë a baltë e kuqe, kuqëlinë.

SHITË
Shpullë, shuplakë.

SHITOJ
1. Qëlloj. E shitoi me të parën.
2. Plagos, qëlloj për vdekje

SHITUAR
I plagosur

SHITUES
Ai që qëllon kundër dikujt, ai që plagos dikë.

SHKAFANJIT
1. Shkatërroj, shkallmoj; prish, shprish. Shkafanjit flokët.
2. Shtyp, prish. Shkafanjit domatet (fiqtë, rrushin).
3. Pres a ndaj copa-copa, copëtoj; shqyej, gris.

SHKAFANJITEM
1. Grisem e shqyhem duke u zënë me dikë.
2. Lodhem pa masë, copëtohem në punë.

SHKAGOJ
Nuk e marr diçka që ma japin, e kthej prapa; nuk e
pranoj diçka. I shkagoi të gjitha.

SHKALAVESH
1. Shformoj, shëmtoj, përçudnoj, prish. Shkalaveshi fytyrën.
2. Shkalafit. Shkalavesh një pemë (duke i rrjepur lëkurën, duke
i këputur degët e gjethet). Lopët e shkalaveshën krejt kashtën
(misrin në arë).
3. E rrah fort dikë, e shqep në dru; e marr nëpër këmbë a e trajtoj keq.

SHKALAVESHUR
1. I shformuar, i shëmtuar, i përçudnuar, i prishur. Me
fytyrë të shkalaveshur.
2. I shkalafitur. Drurë të shkalaveshur.

SHKALC
1. Tezgë prej dërrasash, tezgë me një trinë thuprash që
përdoret për të mbajtur dhe a pleh. Mbart gurë
(gëlqere, rërë, pleh) me shkalc.
2. Trinë thuprash e lugët, ku rrahin misrin për ta
shkoqur. Rrah misër në shkalc.
3. Vig. U shtri në shkalc. I mbartën të plagosurit me shkalc.
4. Govatë ku shtypin rrushin a ullinjtë. Shkel ullinj (rrush) në shkalc.

SHKAPULAR
Shpatull; sup. E rroku për shkapularësh. E hoqi për
(prej) shkapularësh e hoqi zvarrë.

SHKARDHË
Trinë për të zënë derën e gardhit.

SHKARPË
Xinë.

SHKËLNJET
Krifshë. (bima)

SHKËMBTH
Kali a samari i veglave muzikore me tela.

SHKËPURDH
1. Rrëmih me këmbë (zakonisht për kalin); zhgurit (pula).
2. Përpush (zjarrin).
3. Shpij. Po shkëpurdh këmbët.

SHKËPURDHEM vetv. krahin.
1. Përpëlitem përpiqem sa andej këtej.
2. Përpiqem me të gjitha fuqitë për të kryer ujë
punë. U shkëpurdh, po s`bëri gjë.

SHKËRBE
1. Bishë, egërsirë; shpend i madh grabitqar. Shkërbetë
e malit. I egër si shkërbe. Kacafyten si shkërbe.
2. Përbindësh, lubi. Shkërbe e shëmtuar.

SHKËRDHEC
Tundësi i qumështit.

SHKËRMOQ
Shkoq (paratë).

SHKËRPICË
1. Shkëndijë, xixë. Lëshon shkërpica.
2. Arsye e kotë, vjegëz. Mos qit shkërpica!

SHKLEBUA
Kombisht, kakaviç; shalqi i vogël që s’arrin të piqet.

SHKOKËRDHOHEM
Këputem në mes duke mbajtur në shpinë pesha të
rënda, këputem nga një punë e rëndë; lodhem së
tepërmi, zgërlaqem nga lodhja. U shkokërdhua duke
mbajtur gurë. Shkokërdhoheshin duke punuar.

SHKOKËRDHOJ
Rrah dikë fort duke e dëmtuar në kryqe e duke bërë që
të ecë si i këputur në mes, e këput në mes. E rrahu sa
e shkokërdhoi.

SHKOKËRDHUAR
Që është i dëmtuar në kryqe dhe që ecën si i këputur në mes.

SHKOKËRROJ
Shkoq, shkokëloj. Shkokërroj misër. Shkokërroj rrushin.

SHKOLLAR
Mësues.

SHKOTA
Të përbrendshmet e kafshëve dhe të njeriut.

SHKRAP
Akrep, sfurk.

SHKRELË
Gjethet e mëdha të misrit. I ka çarë breshri shkrelat.

Fjalori i Dialektologjise

 

SHKREPEM
Përplasem. U shkrep për muri.

SHKREPËS
Çakmak. Blej një shkrepës. Gur për shkrepës.

SHKREPSHËM
I gjatë, i shkathët, i zhdërvjellët, që i punon mendja e
goja, që i kap gjërat shpejt e di të përgjigjet menjëherë
e bukur. Njeri (fëmijë) i shkrepshëm.

SHKRESË
Diçka e shkruar. Nuk i kemi me shkresa
(këto që po të themi). Këta i kanë me shkresa.

SHKRIMB
Pastroj, dezinfektoj. Bar për të shkrimbur plagën.

SHKROLË
Zbukurime, lajlelule, shkronjëz (në orenditë shtëpiake, në qilimat,
veshjet etj.). Shkrolat e djepit.

SHKUERI
Të jetuarit duke shtegtuar nga një vend në një tjetër,
jetë endacake. Jetonin në shkueri jetonin duke bredhur
nëpër male si barinj.

SHKUJ
Rrymë ere. Mos rri në shkuj të erës!

SHLLIGEM
Mbushem me puçrra, puçërrohem.

SHNOT
Nuk e mbaj, e ha (fjalën që kam dhënë). E shnoti fjalën.

SHNOTEM
E marr prapa fjalën që kam dhënë, dal fjale, thyej fjalën,
tërhiqem. Burri i mirë nuk shnotet.

SHOFKË
Pasqyrë.

SHOGËT
I plogët.

SHOKA E KUMBARËS
Ylberi.

SHOLLË
1. Opinga, këpucë. Sholla të reja (të vjetra). Sholla me lak. Sholla me
hundë opinga me majë. Sholla me xhufka. Një palë sholla. Ishin pa
sholla në këmbë.
2. Gjurmashka prej leshi, të thurura si çorapet; putra e çorapit.

SHOLLOMOTKË
Raki a verë jo e mirë, e dobët dhe e turbullt.

SHOLLONDUR
Copë që mbetet nga një bagëti, të cilën e ka ngrënë
ujku, nishan, shenjë.

SHOP
Njeri i trashë nga mendja, njeri që nuk merr vesh, budalla.

SHOQ
Shok.

SHORR
E shtrëngoj dikë, e zë ngushtë, ia mbledh rripat.

SHOTAN
Mashkulli i shotës.

SHOTË
Një lloj rose e madhe; rosë.

SHPANDKOJ
1. I çaj barkun një shpendi etj. dhe i nxjerr të
brendshmet; shpoj, çaj. Shpandkoi patën.
2. Thyej e copëtoj diçka duke e përplasur andej e këtej,
shkreh, shpërthej, shpartalloj. E shpandkoi anijen stuhia.

SHPARIT
E lodh shumë, e këput, e shkreh.

SHPARITEM
Lodhem shumë, këputem nga puna e rëndë; shkrehem.

SHPEJTË
I hershëm; i vjetër; i lashtë. Të lashta të shpejta. Fik i shpejtë.

SHPENDËR
Taçe.

SHPET
Pahi.

SHPËRBYTHEM
Largohem; prapsem, zbythem.

SHPËRDIRRET
Zhduket, humbet nga sytë. U shpërdor terri.
M`u shpërdor nga sytë. Nuk i shpërdirret nga mendja.

SHPËRDJERR
E zhduk, e bëj që të zhduket fare.

SHPËRDHIJ
1. E bëj dikë të shkathët, të gjallë e të zhdërvjellët,
shkathtësoj, zhdërvjellësoj.
2. Shpij me të ngrohtë gjymtyrët e mpira nga të ftohtët,
shkrif. Shpërdhij duart në zjarr.

SHPËRDHITË
I shkathët, i shpejtë. Djalë i shpërdhitë.

SHPËRDHOS
Ndyj, fëlliq. E shpërdhosi macja.

SHPËRFAQ
Ia shpall, ia shpif.

SHPËRJER
Rimbjell me misër etj. ato pjesë të arës ku nuk ka mbirë
fara e parë, koj.

SHPËRKOQ
Shkoq paratë, i bëj të vogla.

SHPËRTHEKOJ
Zbërthej; shkoqit. Shpërthekoj këmishën (jakën,
xhaketën). Shpërthekoj pullat një nga një.

SHPËRTHUQ
Shkoq. Shpërthuq misër (bathë, groshë). Shpërthuqi paratë.

SHPËRZJESHTOJ
Shpërrendoj.

SHPIRTËROHEM
I qaj hallin e i kërkoj ndihmë dikujt, i hap shpirtin dikujt

SHPIRTO
Shkrepëse. (Zona e Përmetit)

SHPOFKA-SHPOFKA
Vrima-vrima.

SHPOFKË
Vrimë, vend i shpuar. I bëri bukës ca shpofka që të piqet më mirë.

SHPREHET
Del a shfaqet vazhdimisht; mësohet keq me një gjë; i bëhet zakon.

SHPRISH
Shtie diçka në gojë, ha pak sa për të mos qenë esëll; u shtie bagëtive
Diçka për të ngrënë në mëngjes. S`kemi shprishur ende.

SHPRISHËT
Kokëjashtë, me flokë të zbuluar; pa shami në kokë (për
gratë). Doli i shprishët (e shprishët).

SHPURDH
1. Rrëmoj pak tokën; gërvisht e trazon me
këmbë, shpupurish (për shpendët dhe për kafshët).
2. Lëviz tutje-tëhu, nuk rri rehat;

SHPURDHEM
Vërtitem e dridhem nga një shqetësim i madh, nuk gjej
rehat; përpëlitem. Shpurdhej në shtrat.

SHQEP
Shpërndaj; përhap.

SHQEPEM
Shpërndahem, përndahem; përhapem. Dhitë
janë shqepur shpatit. Shqepemi, burra, se u bë vonë!

SHQILË
1. Mullë, lukth, bark. S`i nxë më (s`ia nxë) shqila.
Hëngri sa iu fry shqila. I plastë shqila! mallk.
2. Mullëz, rrëndës, farë djathi. E zuri djathin me shqilë.

SHQIMTH
Zbokth.

SHQIT
1. Shkrif (për leshin). Shqit lesh.
2. krahin. Gris, çjerr. Shqiti këmishën

SHQOFTO
Djalli, shejtani, i paudhi, qoftëlargu. Ishte bërë si shqofto.

SHQYT
1. Copë buke e madhe. Mori (hëngri) një shqyt.
2. Duke nxjerrë përpara si mburojë trupin a diçka tjetër; për së
gjeri, skiç. Ia zuri rrugën shqyt. E zuri derën shqyt me trup.

SHTAGË
Petës.

SHTALKË
Patericë.

SHTAMBË
Enë druri si shishe e gjerë, që përdorin
barinjtë për të marrë me vete qumësht a dhallë.

SHTAZAN
Gjendja më e përshtatshme e tokës për të lëruar e për
të mbjellë, kur ajo ka aq lagështi, sa plisat thërrmohen
lehtë; koha e lërimit dhe e mbjelljeve; vlaga e tokës; afsh.

SHTEG
1. Udhë, udhëtim, rrugë. Bëj shteg bëj rrugë.
2. Herë, radhë; vakt. Shtegu i mbramë hera e fundit.

SHTERË
Enë guri e madhe për të shtypur kafe, guri i kafesë;
shtypës, havan për kripë etj. Rrah në shterë.

SHTËNGËR
I vëngër.

SHTËPIAK
I zoti i shtëpisë, kryefamiljari.

SHTËPRESË
1. Stanore, bjeshkatare.
2. Zonjë shtëpie, shtëpiake e mirë, amvisë e mirë. E
kam nusen (çupën) shtëpresë.

SHTIE
Roit, luzmon, lëshon. Shtinë bletët.

SHTJEKË
Shtegu që hapim në një vijë për ta kthyer
këtë në një arë etj.; secila nga vijat e vogla që hapim
kur ujitim me hulli. Hap një shtjekë. Zë shtjekën. Një
shtjekë ujë aq ujë sa kalon nëpër një vijë të tillë.

SHTONË
Sqoll.

SHTOZOJ
Mbaroj së ngrëni bukë; bëj një urim e falënderim fetar
kur mbaroj bukën; ha.

SHTRAZË
Shtrati i mullarit; mullar i ngritur mbi shtrat. Shtrazë me kashtë.

SHTREK
Kërmë.

SHTRIJ
Vrapoj, rend;

SHTROJË
Kasollja e qenit. E mbanin qenin në shtrojë.

SHTRUAR
Turshi.

SHTRUAR
I vënë turshi, i regjur. Tranguj të shtruar.

SHTRUF
Litarë i bërë prej lëkurës së dhisë, që
përdoret kryesisht për të lidhur kafshët; retër.

SHTRUNGË
Sheke që përdoret për të mjelë bagëtinë.

SHTUARA
Me këmbë. Rri (qëndron) shtuara. U ngrit shtuara.

SHTYPAR
Shtypës.

SHUL
Vig. E prunë me shul.

SHULICË
Shuli i portës, i derës etj.

SHULTINË
Një kohë e caktuar; stinë; kohë e afërt. Tashti e ka
shultinën pambuku që të vilet.
Do të dukem kësaj shultine do të vij tashti afër, këto ditë.

SHULLATË
Vrima nga del uji i mbledhur në një gropë; fundi i lugut
të mullirit nga del uji me forcë e u bie fletëve të rrotës.
Shullata e mullirit. I është zënë shullata. I hap shullatën.

SHURUKAMË
Zhurmë a potere e madhe. Shurukamë shurdhuese.
Shurukama e ujit. Shurukama e ditës.

SHURRËSE
Shtytkë.

SHUSHËL
Lëvozhgë fasulesh, bathësh etj.; lëpushkë misri
(zakonisht kur është e thatë). I heq shushlat.

TAMBËL
Qumësht.

TAMBLAK
Qengj, kec a viç pirës.

TAMBLATORE
Lopë qumështore.

TAMBLATORE
Qumështore.

TAMBLATORE
Që jep shumë qumësht, qumështore. Lopë tamblatore.

TAMBLORE
Tamblatore.

TANGAR
Mangall. Tangar me prush.

TANOHEM
Shqetësohem, mërzitem.

TARTALLIS
Përpëlitem.

TARRABEC
Djalë dymbëdhjetë-trembëdhjetë vjeç, çun.

TATËMADH
Gjysh, babagjysh.

TEKËNDEJ
1. Këtu afër, këtu rrotull; këndej, kësaj ane. Erdhën tekëndej.
2. Këtej e tutje, sot e tutje. Tekëndej s’më sheh më.

TENE
Qeshqek; bollgur gruri.

TESTE
Shtupës hudhrash; qysqi për të shtypur kafenë në gur.

TESHË
Agërshak. U thye tesha.

TEZGJAH
Enë druri si shishe, me grykë të ngushtë, ku futin kafenë menjëherë
sapo e pjekin. Vari tezgjahun në mur.

TËRBORË
Tërbim. Ka tërborën. E zuri tërbora.

TËRKUZË
Kapistra e kalit. I vuri tërkuzën kalit. E tërhiqte nga tërkuza.

TOPIL
Grumbull dheu, bari byku, plehu etj. Topil i
vogël (i madh). Topil dheu (plehu).

TRAJTOJ
Krijoj, ngre, ndërtoj; formoj; bëj. E trajtoi
folenë zogu. Trajtoi një shtëpi (një urë). Trajtoi gjellë të mirë.

TRAP
1. Lehe. Trap me domate (me qepë, me duhan).Trap lulesh.
2. Pyll i dendur me drurë të shkurtër. Hyri në trap.

TUNDAÇ
Tundës.

TUNDJE
Tundës.

TYMAK
Oxhak. Tymi i tymakut.

THIRR
Blozë. Ka zënë oxhaku thirr.

UJËMORE
Burim

UJTI
Hekur për të hekurosur rrobat.

UJTIS
Hekuros rrobat me hekur.

USHTUAR
Që është veshur e është mbajtur për mjaft
kohë, i mbajtur. Rrobë e ushtuar.

UZDAJË
Shpresë, Kam (mbaj) uzdajë shpresoj. E mban uzdaja.

 

VA
VA
Shteg kalimi në një pyll, në një arë etj.

VADË
1. Tërësia e vijave që bëhen në një arë a në një kopsht
dhe e lugjeve që vendosen për të ujitur; vijë për ujitje;
sasia e ujit që duhet për të ujitur një arë a një kopsht.
Vadë e gjerë (e ngushtë). Një vadë një. Tokë nën
vadë tokë që mund të ujitet tokë nën ujë. Lëshoi vadën.
Shteroi vada.
2. Ujitje, vaditje. Koha (dita) e vadës.
3. Rrëkajë, çurg. Vjen uji vadë. Bie shiu

VADITEM
Mësohem, stërvitem e fitoj disa shprehi; më bëhet
zakon. Është vaditur nëpër male.

VAJË
Mëndeshë.

VALË
Gjellë që bëhet me bukë të përsheshur në
ujë të valuar e me yndyrë ose në qumësht të valuar;
papare. Valë e ngrohtë. Valë çobanësh. Valë me qumësht.

VANGË
Bel i ngushtë dhe i mprehtë, që përdoret kryesisht për
të punuar tokën thellë ose për të hapur kanal; bel.

VARRICË
Turrë drush; stivë, grumbull; deng, vandak. Varricë drush. Varricë
shkarpash. Varricë me fshesa (me misra). I bëri varricë.

VARRIZA
Petas, petash. Luaj varriza.

VDIREM
1. Humb, zhdukem. U vdor kau. I është vdjerrë varri. Ku u vdore?
2. Tretem, dobësohem.

VDJERR
Humb. Vdori dhinë (delen).Vdori rrugën. E ka
vdjerrë kujtesën.

VDJERRË
1. Që vjen duke u ngrënë; e thyer (për hënën). Hënë e vdjerrë.
2. Që është tretur, i dobësuar. Fëmijë i vdjerrë.
3. Që ka vdekur, që nuk jeton më, që ka marrë fund.

VEGËL
Veshi i një ene, vjegë.

VEJ
Vegjoj, end.

VEJTUR
I rrasur, i ngjeshur (për diçka që endet në vegjë); i
endur. Qilim i vejtur.

VELE
Menteshë.

VENICË
Vençë

VERDHOJ
Gjelbëron.

VESELIT
1. E ngop dikë me një gjellë të yndyrshme a me
ëmbëlsirë, e vel; e kënaq shumë dikë me të ngrëna. Na
veseliti kjo gjellë.
2. Rrit a mbaj diçka me kujdes e me merak të madh;
kujdesem shumë për dikë a për diçka. E veseliti
kopshtin. E veseliti babai.

VESELITEM
1. Ngopem me diçka derisa nuk ha dot më, velem;
kënaqem shumë me të ngrëna.
2. Rritem e zhvillohem mirë, harlisem. Janë veselitur
pemët. Ishte veselitur djali.

VETON
Vetëtin.

VËNG
1. Çengel; zinxhir.
2. Zinxhirët, verigat.
3. Parandjenjë, ugur; ankth.

VËRDATEM
I sulem dikujt a diçkaje, i vërsulem. Iu vërdat me fjalë.

VËRË
Vrimë. Vërat e hundës. U fut në një vërë.

VIÇ
Gishti i vogël i dorës.

VIGË
Qimëz.

VIGMË
1. Klithma që nxjerr njeriu në rast fatkeqësie, nga
dhembja që ndien etj.; britmë e madhe, sokëllimë.
Vigma e vajtores. Ushtoi vigma. Lëshoi vigmën. I vuri
vigmën i bërtiti shumë, e qortoi rëndë.
2. Emër i mirë a i keq, zë, nam. I ka dalë vigma atij që
është koprrac.

VIKAMË
Britmë; thirrje; vigmë.

VIKAT
Bërtas; thërras.

VILAT
1. Krasit një pemë, i pres degët e tepërta e të thata, e
shkadhis. Vilatën ullinjtë.
2. Qeth dele vetëm në gushë, në barkë e në bisht,
përvjel. Vilati delet.

VIR
1. Vijë uji. Viri i çezmës.
2. Vendi më i thellë në një liqen, në det etj. Në vire të
detit (të liqenit, të lumit).

VIRRMË
Britmë që lëshon dhia etj.; britmë e çjerrë; vigmë;
vërrime. Virrmë dhie.

VISK
Kërriç.

VISHKOJ
Fërkoj; kruaj.

VISHTA
Të lashtat. Korrëm të vishtat.

VISHTË
1. Që mbillet në vjeshtë. Elb (grurë) i vishtë.
2. Që ka të bëjë me të vishtat, që del nga të lashtat.
Kashtë e vishtë.

VJESHK
Vishkull. Vjeshk arre.

VOC
Djalë i ri, çun.

VOCE
Vajzë e re, çupë.

VOZ
Përrua i vogël me pak ujë dhe me bar anash.

VRIK
Me të shpejtë, shpejt; menjëherë, përnjëherësh. Iku
(erdhi) vrik. U ngrit vrik.

VROKTH
Zbokth.

XËRMOJ
Zbres. Xërmoi nga mali. Xërmo poshtë!

XHAJË
Xhaxha

XHAM
Gotë e qelqtë, qelqe.

XHEZVE
Gryka e kacekut nga del ajri për t’i fryrë zjarrit.

XHULLIRË
Shkopi i tundësit bashkë me rrethin që ka në fund; tundës.

ZABE
1. Rrip prej lëkure pemësh (kryesisht mani, vidhi etj.),
që përdoret për të lidhur ose për të mbështjellë
shartesën. E lidhi me zabe. Shtrihet si zabe.
2. Hobe. E hodhi gurin me zabe.

ZABULLIMË
Bulçim, ufëm, zagushi. Zabullimë e madhe. Është zabullimë.

ZAGALL
Fre për kuaj.

ZAKUM
Helmës.

ZAMKË
Rrëshirë.

ZAPTUAR
Shtatzënë. Grua e zaptuar.

ZBARDHEM
Heq rrobat e zisë, heq zinë. Ajo u zbardh shpejt.

ZBËRTHEJ
Hap, çaj diçka duke e thyer; shkallmoj, bëj
pjesë-pjesë, shpërthej. Zbërtheu dy vezë. I zbërtheu
kokën. Zbërtheu derën. U zbërtheu muret. Ia paska
zbërthyer qerren fare.

ZDAP
Dru i gjatë, i trashë e i pagdhendur; hu.

ZDAP
Zhdëp. E zdapi mirë e mirë.

ZDAPEM
Zhdëpem. U zdap me të ngrënë

ZDAPULLOJ
E rrah dikë me dru, e zhdëp. E zdapulloi i ati.

ZDAT
I heq druajtjen a turpin dikujt, i hap syrin; e marr me të
mirë, e përkëdhel; e llastoj, e bëj të lëshohet a të
shthuret. I ka zdatur fëmijët. Mos e zdatni fort!

ZDATEM
Nuk kam më druajtje a turp, më del turpi, marr guxim;
më hapet syri, llastohem; lëshohem, shthurem. U zdat
menjëherë. U zdatën fare.

ZDATI
Llastim; liri e tepruar. I ka dhënë zdati.

ZDATSHËM
Pa druajtje, lirshëm; pa pasur turp. Flet (rri) zdatshëm.

ZDATUR
I llastuar, i përkëdhelur tepër; i paturp, i pacipë. Fëmijë
(djalë) i zdatur.

ZDËRVIHEM
Më hiqet lëkura; i hiqet pjesa e sipërme a korja diçkaje,
zhvoshket; gërvishtem.

ZDËRVIJ
I heq lëkurën; i heq pjesën e sipërme a koren diçkaje,
zhvoshk; gërvisht.

ZDRAHEM
Zhdëpem

ZDRAJ
Zhdëp

ZEMBEREK
Rezja e derës a e dritares

ZEMËR
Lukthi; zgavra e barkut, barku. Gropa e zemrës. E preu zemra.

ZERVA
Pelte, paluze.

ZERRE
Thërrime, grimë, çikë

ZGAL
Agon, zbardh. Zgali drita (agimi).

ZGALE
Vrimë ose e çarë (zakonisht në mur); borde. U bë një
zgale (në mur).

ZGALET
Hapet, kthjellohet (për kohën a motin). U zgal moti.

ZJERRÇË
Rrip i gjatë lëkure, i gjerë një gisht, që përdoret zakonisht për të
qepur e për të lidhur opingat; rretër. Zjerrçë opinge.

ZOG
1. I vogli i një kafshe, pjella. Zog maceje. Zog
gomari. Zogjtë e arushës.
2. Bir. Zogu i shqiptarit.

ZOMOTËR
Vajza e kunatit (kështu e quan nusja e re). Erdhi zomotra.

ZUZËROJ
Bëj punët më të rënda (kryesisht në shtëpi).

ZVARRANIK
Një nga të dy drunjtë e gjatë, që vendosen
nën lesë. U thye zvarraniku.

ZVARRË
Lesë ugari, zvarranike. Bëri një zvarrë.

ZVIRDHEM
Rrëzon lulet për të formuar kokrra, bëhet me kokrra
(për pemët). Rrushi u zvordh.

ZVJERDH
Fillon të rrëzojë lulet për të lidhur
kokrra (për pemët). Qershia i ka zvjerdhur lulet.

ZVJERDHUR
Që i kanë rënë lulet dhe ka filluar
të lidhë kokrra (për pemët). Qershi e zvjerdhur.

ZHANGËL
1. Zhapë mishi, zhëngë.
2. Gjëndër; zhëngë.

ZHARGAVINË
1. Makinë, karrocë a mjet tjetër që është vjetruar a që
mezi ecën; karakatinë.
Hipi në një zhargavinë.
2. Njeri tepër i ligështuar, që mezi heq këmbët
zvarrë e që s’është i aftë për të bërë ndonjë punë; njeri
fare pa vlerë.

ZHARGAVITET
1. Vjetrohet shumë e mezi ecën, bëhet zhargavinë (për
një makinë, karrocë etj.).
2. Ligështohet e bëhet fare i paaftë për punë;
humbet çdo aftësi a vler ë(për njerëzit).

ZHARGAVITUR
1. Që është vjetruar shumë e mezi ecën, që është bërë
zhargavinë. Karrocë e zhargavitur.
2. Që është ligështuar e është bërë fare i paaftë për
punë; që ka humbur çdo aftësi a vlerë (për njerëzit).

ZHARGIT
Zvarrit.

ZHARGITEM
Zvarritem.

ZHARGITEM
Zvarritem.

ZHARRË
Vend në mal, i veshur me bar e me drurë të mëdhenj.
Zharrë me hije. Mërzejnë në zharrë. U ngjitën në zharrë.

ZHBËJ
I heq kokrrat kallirit, shkoq. Zhbënin misër.

ZHBËRË
Që i janë hequr kokrrat, që është shkoqur
(zakonisht për misrin). Misër i zhbërë.

ZHBIRAMEL
Biramel.

ZHIGËL
Cingaridhe

ZHOL
1. Myshk
2. Merak, hidhërim

ZHUGAN
Zgjebarak.

ZHUGË
1. U ra zhugëza dhive.
2. Njeri i fëlliqur; njeri zgjebarak.
Fjalori i Dialektologjise

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Fjalori i Dialektologjisë" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fjalori-i-dialektologjise