Fjalori i veglave, i pajisjeve i mjeteve dhe aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

INCIZUES

INCIZUES

Aparat incizimi

INDUKSION

Aparat induksioni aparat për prodhimin e rrymës

elektrike të ndryshueshme me tension të lartë, induktor

IZOLANT

Lëndë që nuk e përcjell rrymën elektrike, nxehtësinë,

lagështinë ose zërin dhe që përdoret për izolim ose për

të bërë pajisje izoluese; pajisje e bërë me këtë lëndë

Mbështjell (vesh) me izolant

IZOLATOR

Pajisje e posaçme e bërë me lëndë jopërçuese

që shërben për të lidhur në të dhe për të izoluar

përcjellësit e rrymës elektrike. Izolator mbajtës (sferik)

Izolator elektrik. Izolator i tensionit të lartë. Uzinë izolatorësh

INSTRUMENT

Vegël a mjet që përdoret për të kryer një punë

përdorëse. Instrumente matëse (prerëse, llogaritëse)

Instrumente teknike. Instrumentet për operim

IBRIK

Enë e lartë zakonisht prej metali, me përmasa të

ndryshme, me grykë të ngushtë, me vegjë e me lëfyt, që

shërben për të mbushur ujë a për të pirë me të, për të

zier kafe, çaj etj

INKUBATOR

Makinë e posaçme ku vihen vezët në të ngrohtë për të

nxjerrë zogj. Zogj inkubatori. Shtroj vezët në inkubator

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Fjalori i veglave, i pajisjeve i mjeteve dhe aparaturave" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fjalori-i-veglave-i-pajisjeve-i-mjeteve-dhe-aparaturave