Fjalori i veglave, i pajisjeve i mjeteve dhe aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

 

DHËNËS

Aparat që jep sinjale, vale elektromagnetike,

energji etj., aparat dhënës. Dhënësi i sinjaleve

Dhënësi i energjisë (i nxehtësisë)

DHËNËS

Që jep sinjale, vale elektromagnetike. Aparat dhënës

DHIQEL

Vegël bujqësore me dy dhëmbë hekuri e me bisht druri

që shërben për të rrëmihur tokën. Punoj tokën me

dhiqel

DHEGËRMUES

Që shërben për të gërmuar dheun. Makinë

dhegërmuese. Ekskavator dhegërmues

DHËMBËPRERËS

Që shërben për të bërë me dhëmbë a për të

dhëmbëzuar një vegël, një mekanizëm etj. Makinë

dhëmbëprerëse. Frezë dhëmbëprerëse

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Fjalori i veglave, i pajisjeve i mjeteve dhe aparaturave" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fjalori-i-veglave-i-pajisjeve-i-mjeteve-dhe-aparaturave