FLOQI Hamit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Floq të Korçës, në vitin 1927. U arrestua më 4 janar 1945, dhe më 8 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte», dhe e dënoi me tridhjetë vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e dënimit. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në dhjetë vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 210.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]