FRASHËRI Pirro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Frashër të Përmetit, më 10 tetor të vitit 1939. Më 19 qershor 1953, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje në një shtet armik», dhe e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet burg, konfiskimin e pasurisë, dhe humbjen e të drejtave elektorale për tre vjet kohë. U arrestua sërish më 1977, dhe më 25 korrik të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kudër pushtetit popullor», dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për pesë vjet kohë. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 193.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]