FRASHËRI Andon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Mësues,, shkrimtar, publicist, përkthyes (1892-1965). Ka studiuar në Universitetin e Harvardit. Aktivist i shquar i “Vatrës”, bashkëpunëtor i Nolit dhe Konicës. Pjesëmarrës në revolucionin e Qershorit 1924, sekretar i përgj. i Kabinetit të Nolit. Mësues i letërsisë në vitet 1926-1946. Si shkrimtar ka botuar romanet “I fundmi i Kastriotëve” dhe “Patrioti”. Ka lënë disa përkthime në dorëshkrim. Në vitin 1946 u arrestua dhe u burgos për motive politike. Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit, mandej i internuar. Komiteti Ekzekutiv i N.Prefekturës Tiranës me vendim nr. 24 dt. 17 janar 1948, urdhënon sekuestrimin e pasunisë së tundshme të përshkrueme në vendimin origjinal të “armikut të popullit” Andon Frashërit nga Korça dhe banues në Tiranë. U. Butka, K. Kirka dhe B. Meta, kumtesë në “Vatra”; Gazeta zyrtare 4 shkurt 1948, f. 5.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]