FRASHËRI Hamit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Mbreshtan, Kolonjë. Më 24 shtator 1945, me vendim nr. 7, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e dënoi si “pjesëmarrës në organizatën e Ballit [Kombëtar],” me vdekje, konfiskim pasurije dhe humbjen të drejtave civile e politike. Më 24 dhjetor 1946, me vendim nr. 382, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm me punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 458.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]