FRASHËRI Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjirokastër, më 18 gusht 1900. U arrestua më 16 maj 1947, dhe më 27 gusht 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se «ka hyrë në shërbim të spiunazhit Anglo-Amerikan» dhe «ka qenë anëtar në organizatën terroriste agjento-sabotatore të deputetëve tradhëtarë», dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie me punë të detyruar dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 84-85.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]