FRISKU Dom Rrok
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik. Lindi në vitin 1892, në Spaç të Mirditës. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Shkodër, të lartat në Itali, ku dhe u shugurua prift. Shërbeu në zona të ndryshme të Veriut. Më 30 prill 1948, Gjykata e Prefekturës së Shkodrës e deklaroi fajtor për «veprimtari subversive kundër pushtetit», dhe e dënoi me dymbëdhjetë vjet privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike për pesë vjet kohë. Vdiq në burg aty rreth vitit 1956. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 313-314.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]