(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Buxhon të Pukës, më 1 maj të vitit 1918. Më 20 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krime kundra shtetit në bashkëveprim» dhe e dënoi me 1 vit burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. U arrestua sërish, dhe më 3 shkurt 1950, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës dhe tentativë arratisjeje», ndaj e dënoi me 5 vjet privim lirie dhe me pune te dëtyruar. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 415-416.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]