FUGA Fitnet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Berat, më 6 dhjetor të vitit 1919. Më 22 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Qarkut të Beratit e deklaroi fajtor për «krimin se duke qenë anëtar e F. Nac. Çl.ka tradhëtuar këtë dhe është bashkuar me Organizatën Tradhëtare te Ballit Kombëtar dhe me shpartallimin e B. Kombëtar është arratisur në malesi të Shkodrës ku ka qëndruar 5 muaj ilegal, me qëllim që të organizonte reaksionin kundra F. Nac. Çl.», ndaj e dënoi me 10 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave qytetare politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Në bazë të nenit 51 të ligjit 382, datë 24. 12. 1946 mbi D. P. P., dënimi iu zbrit në 5 vjet privim lirie e punë të detyruar. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 124-125.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]