Fundërrim
(Term – Mjedisor)
Fundërrim
(anglisht: Precipitation)
✦ Mënyrë me të cilën uji e lëndë të tjera në atmosferë arrijnë në sipërfaqe të tokës. Fundërrimi i njomë ka të bëjë me shiun, borën, breshërin dhe mjegullën. Fundërrimi i thatë përfshin depozitimin e gazeve, aerosoleve dhe të grimcave që nuk treten në ujin që bartet në atmosferë. Ose, proces gjatë të cilit lënda e tretur ndahet nga tretësira në gjendje të ngurtë, të patretshme ose pak të tretshme, dhe që grumbullohet në fund të enës.
[cite]