FUNDA Dhimitraq
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, më 1 shkurt të vitit 1892. Më 2 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik të popullit», dhe e dënoi me pesë vjet privim lirie, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit. U lirua me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 177. Llazar Fundo

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]