(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Fang, Lezhë. Me 18 janar 1947, me vendim nr. 6, Komiteti Ekzekutiv i K. P. të N/Prefekturës së Lezhës, «tue marrë parasysh informatat se Gjon Fusha nga katundi Fang i Malsis Lezhës (Rubik) i vramë prej hazmit të tij, porse është konsideruar njikohësisht armik i popullit në bazë të shkresës hetimore nr. 1396 dt. 23 janar 1945 të drejtoris M. P. Tiranë sjell si ndëshkim aksesor dhe konfiskimin e pasuris së tij private. Pasuni e lujtëshme: 5 qylyma leshi, 2 qylyma leshi vendit, 2 kana, 2 fuçija me raki 75 kg dhe tri thi. Pasuni të palujtëshme nuk ka». Gazeta Zyrtare, 24 shkurt 1947, F. 6.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit