FUSHA Hamit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Farkë e Madhe të Tiranës, në vitin 1924. Më 4 janar 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar, dhe të pushkatuarve pa gjyq, vërtetoi vrasjen e tij pa gjyq për motive politike, më 29 tetor 1943. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 43-44; F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 112-113.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]