(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vititn 1921, në Gjirokastër. U arrestua më 4 prill 1957. Më 28 maj 1957, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor «për veprimtari armiqsore para Çlirimit» dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 4 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 2 nëntor 1957 të Presidiumit të Kuvendit Popullor “Mbi anmistinë”, iu zbrit dënimi në 10 vjet, 9 muaj e gjashtë ditë burgim. U lirua më 10 nëntor 1964. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 429; AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 492/1- 493.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]