GABESHI Nikolla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në fshatin Glinë të Gjirokastrës. U arrestua më 18 maj 1967 dhe më 25 korrik të po atij viti, Gjykata e Gjirokastrës e shpalli fajtor «për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 6 vjet burgim dhe humbjen e së drejtës elektorale për dy vjet kohë. U lirua më 29 mars të vitit 1973. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 544-545.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]