(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Zhej të Gjirokastrës, në vitin 1912. Më 26 prill 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut duke bërë pjesë në një organizatë», që i «ka dhënë informata zbulimit të Greqisë» dhe «agjitacion e propagandë», ndaj e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskmin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, duke përfshirë dhe 11 copë florinj, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U ekzekutua më 25 qershor të vitit 1962. aiskk, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 416; AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 510; Lista e personave të ekzekutuar për vitin 1961-1962, hartuar nga Dega e Hetuesisë së Drejtorisë së Policisë, Tiranë.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit