GARULI Polikron
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Djali i Jani Garulit. Lindi më 12 janar të vitit 1942, në fshatin Zhej të Gjirokastrës. U internua për 5 vjet, nga 28 korriku i vitit 1962 deri më 28 korrik 1967 dhe u dëbua nga 28 korriku 1967 deri më 1 gusht 1991. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 697.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]