Gazali
Ebu Hamid El-Gazali (1058-1111). Dijetar i dalluar dhe reformator i madh. U lind në Tus, Horasan. Në dy raste ishte profesor dhe drejtor në Nidhamije. Ka shkruar shumë vepra. Vepra më e njohur është “Ihjau ulumid-din” (Ringjallja e shkencave të fesë). Ka pasur njohuri të shumta nga lëmenjtë e fikhut, akaidit, filozofisë dhe tesavufit.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Gazali" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/gazali