GAZEPI Osman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak i lartë. Lindi më 7 prill të vitit 1885, në Leskovik. Sipas të gjitha gjasave, u arrestua në shkurt 1945. Më 23 qershor të po këtij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit», sepse «si oficer i lartë ka tradhëtuar e penguar luftën e popullit duke qendruar në shërbim të qeverisë kuislinge», dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe me konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]