GEMELLI Don Sante
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik, epror i misionit orionin në Shqipëri, themeluar prej tij më 1936. Lindi në Mesina, në vitin 1897. Nga viti 1941 deri në janar 1945 drejtoi jetimoren e vendosur pranë Seminarit Papnor në Shkodër. U përpoq të ngjitej në një anije në Durrës me rregulltarët e tjerë të huaj, por më 18 shkurt u arrestua dhe u transferua në burgun e Shkodrës. Prej këtu u dërgua në burgun e Tiranës. Pas ndonja njëzetë ditësh, më në fund u lirua me dorëzani, dhe aty nga gjysma e marsit të atij viti, u riatdhesua në Itali. Vdiq në Palermo, më 21 qershor të vitit 1966, në moshën 68 vjeçare. Gjak në Shqipninë e kuqe, në «Nji Seminar Papnor në vorbull të përndjekjes komuniste: Shkodër 1945-1946», Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve “Ylber”, Shkodër, 2008, F. 138, shënimi.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]