(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 16 prill të vitit 1893, në fshatin Hajmel të Shkodrës. U dënua tri herë. Më 1 prill 1948, Gjykata e Shkodrës e dënoi «për mosdorëzim fasulesh» me 1 vit heqje lirie. Më 27 maj 1953, Gjykata e Shkodrës i dha 3 vjet burg dhe punë të detyruar «për mosmbledhje luledielli». U dënua përsëri më 2 tetor 1945 nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës si «armik i popullit» me 5 vjet heqje lirie. Me dekretin nr. 229, datë 27 dhjetor 1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor ia uli dënimin në 3 vjet burgim. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 601-602.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]